Inglesina Darwin infant i-Size Manual De Instrucciones página 196

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 57
• RREZIK! Mos e përdorni ndenjësen e fëmijës Darwin Infant i-Size
për makinë aty ku është instaluar një airbag aktiv ballor. Hapja e
airbag-ut përpara mund t'i shkaktojë lëndime serioze fëmijës suaj
ose madje edhe vdekje.
• Për sediljet e makinave me airbag-ë, ju lutem ndiqni udhëzimet në manualin e
përdorimit të makinës.
• Sigurohuni që sediljet që shtrihen të jenë të bllokuara në pozicion vertikal sipas
udhëzimeve të prodhuesit të makinës.
• Kontrolloni që gjërat e forta dhe pjesët plastike të ndenjëses së fëmijës të ndodhen
dhe instalohen në mënyrë të tillë që, gjatë përdorimit të përditshëm të automjetit, të
mos bllokohen nga lëvizja e sediljes ose dera e automjetit.
• Gjatë udhëtimit tuaj, mos lini objekte, çanta ose qese të pambikëqyrura në makinë:
sigurohuni që ato të mbahen sa më të sigurta pasi, në rast aksidenti, mund të
shkaktojnë lëndime.
• Gjithmonë mbajeni ndenjësen e makinës të shtrënguar me sediljen e automjetit
edhe kur ndenjësja e fëmijës është bosh.
• Gjatë udhëtimit tuaj, të gjithë personat në makinë duhet të vendosin rrip sigurimi
sipas ligjit në fuqi në shtetin e përdorimit: në rast aksidenti, ata mund ta lëndojnë
padashur fëmijën edhe në rast se ndenjësja e fëmijës është përdorur si duhet.
• Rekomandohet që automjeti të drejtohet në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme:
ndenjësja e fëmijës për makinë është një sistem qëndrimi i efektshëm por nuk është
e mjaftueshme që të shmangë e vetme lëndimet serioze në rast të një përplasjeje të
fortë. Ju lutem mbani parasysh se aksidentet, edhe ato që ndodhin në shpejtësi të
ulët, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë pasagjerët e makinës.
• Asnjëherë mos e hiqni fëmijën nga ndenjësja kur automjeti është në lëvizje; në rast
nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt.
• Kur udhëtoni, asnjëherë mos e mbani fëmijën në krahë ose mos e lini të ulet jashtë
ndenjëses.
• Shoferi nuk duhet të bëjë asnjë lloj rregullimi të ndenjëses së fëmijës për makinë
ndërkohë që është duke drejtuar makinën. Në rast nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë
e mundur në një vend të sigurt.
• Asnjëherë mos e lini fëmijën në automjet pa mbikëqyrje.
• Kur dilni nga makina, qoftë edhe për kohë të shkurtër, sigurohuni që të merrni
gjithmonë fëmijën me vete.
• Kushtojini vëmendje makinave të tjera kur vendosni fëmijën në ndenjësen e fëmijës.
• Makina brenda mund të nxehet shumë nëse automjeti lihet në diell. Mbulojeni
ndenjësen e fëmijës me peshqir kur nuk e përdorni për të mos lejuar që pjesët e saj të
nxehen tepër dhe të dëmtojnë lëkurën delikate të fëmijës suaj.
• Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni pushime të shpeshta pasi fëmija lodhet shpejt.
Gjithashtu sigurohuni që të mos e lini fëmijën për kohë shumë të gjatë në ndenjësen
e fëmijës për makinë kur vetë nuk jeni në makinë.
• Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të jenë të informuar për mënyrën si ta lironi
fëmijën në rast emergjence.
PËRDORIMI I NDENJËSES SË FËMIJËVE DARWIN INFANT i-SIZE PËR MAKINË SI
• Ndenjësja e fëmijëve Darwin Infant i-Size për makinë është bërë për t'u përdorur
196
NJËSI ULJEJE NË SHASI INGLESINA

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido