Descargar Imprimir esta página

Skil F0151841 Serie Manual Original página 114

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 39
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR FREZAT E
SHKALLËZUARA
TË PËRGJITHSHME
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Mos përdorni punto të dëmtuara ose të deformuara të
frezës
Përdorni vetëm punto të mprehta për frezën
Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
Përdorni vetëm punto çeliku për shpejtësi të lartë (HSS)
ose me majë karbidi (CT) për këtë pajisje
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për
të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në
një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit
me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të
mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje
të kontrollit)
Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në
prizë
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të
kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me
kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund
të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin
elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të
përdoruesit)
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni pse pllaka
e bazës Q 2 (=mbrojtësja) është e dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
Mbajini duart dhe gishtat larg nga puntot e frezës kur
pajisja është e ndezur
Mos e kaloni kurrë thellësinë maksimale të prerjes të
puntos së frezës gjatë procesit të prerjes
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Në rast se puntoja e frezës bllokohet, duke shkaktuar
forca dridhjeje mbi pajisje, fikeni menjëherë pajisjen
Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet
aksidentalisht spina, fikeni menjëherë pajisjen për të
parandaluar rindezjen e pakontrolluar të saj
Mos ushtroni shumë presion mbi pajisje sa të ndalojë
plotësisht
PAS PËRDORIMIT
Pasi të mbaroni punë, lironi levën H 2 , çojeni përsëri
veglën në pozicionin e sipërm të nisjes dhe fikeni pajisjen
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Montimi/heqja e puntove të frezës 6
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
! sigurohuni që boshti i puntos së frezës të jetë
plotësisht i pastër
! sigurohuni që madhësia e dados tub (6 mm, 6,35
mm, 8 mm) të përputhet me madhësinë e boshtit
të puntos së frezës
- kthejeni veglën përmbys
- bllokoni boshtin duke shtyrë bllokuesin e boshtit A
(rrotulloni dadon tub B, nëse është e nevojshme) dhe
mbajeni ndërsa
PËR MONTIMIN:
- lironi dadon tub B me çelës C
- futni një punto me pak hapësirë x në kallamidhe 7
- shtrëngoni fort dadon tub me çelës C
PËR HEQJEN:
- lironi dadon tub B me çelës C
- hiqni punton
- lironi bllokuesin e boshtit A
! për të liruar punton, mund të jetë e nevojshme ta
goditni lehtë punton nga sipër duke përdorur një
114

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

1841