10. Bokulla e pasme
11.Bokulla e përparme
12.Drita treguese e energjisë
KOMPLETIMI
Përpara kompletimit, fikni gjithmonë
pajisjen dhe shkëputni spinën elektrike
nga rrjeti elektrik.
Ndërrimi dhe heqja e puntove të shpimit
Fig. A - B
Pajisja është e përshtatshme për përdorim me
puntot e mëposhtme:
• Dru (HSS)
• Metal (HSS)
• Beton / muraturë (metal i fortë)
Përpara se të ndërroni puntot, hiqni
fillimisht spinën e kordonit nga priza
elektrike.
Kontrolloni rregullisht puntot gjatë
përdorimit. Puntot që kanë humbur
mprehtësinë duhet të mprihen përsëri
ose të zëvendësohen.
• Hapni mandrinon (6) duke e rrotulluar bokullën
e përparme (11) në drejtimin orar, duke e
mbajtur njëkohësisht të palëvizshme bokullën
e pasme (10) ose duke e rrotulluar atë në
drejtimin kundërorar dhe futeni punton në
vrimën e mandrinos.
• Mbërtheni punton duke rrotulluar bokullën e
përparme (11) në drejtimin kundërorar, duke e
mbajtur njëkohësisht të palëvizshme bokullën
e pasme (10) ose duke e rrotulluar atë në
drejtimin orar.
Montimi dhe heqja e dorezës ndihmëse (fig. C)
Montimi
• Lironi dorezën ndihmëse (8).
• Rrëshqitni dorezën ndihmëse (8) mbi mandrino (6).
• Ktheni dorezën ndihmëse (8) në pozicionin që
kërkoni.
• Shtrëngoni dorezën ndihmëse (8).
Heqja
• Lironi dorezën ndihmëse (8).
• Hiqni dorezën ndihmëse (8) nga mandrinoja (6).
• Shtrëngoni dorezën ndihmëse (8).
96
Montimi dhe heqja e kufizuesit të thellësisë
(fig. D)
Kufizuesi i thellësisë përdoret për të përcaktuar
thellësinë maksimale të shpimit.
PËRDORIMI
Ndezja dhe fikja (fig. A)
• Për ta ndezur pajisjen, shtypni çelësin e
ndezjes/fikjes (1). Sa më shumë të shtypet
çelësi i ndezjes/fikjes (1), aq më e lartë është
shpejtësia e pajisjes.
• Për ta mbajtur pajisjen ndezur në regjimin pa
ndërprerje, mbani shtypni çelësin e ndezjes/
fikjes (1) dhe në të njëjtën kohë shtypni butonin
e bllokimit (2).
• Për ta çaktivizuar regjimin pa ndërprerje,
shtypni përsëri çelësin e ndezjes/fikjes (1).
Çelësi i ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (fig. A)
Mos ndërroni drejtimin e rrotullimit
kur pajisja është në përdorim.
• Për rrotullim në drejtimin orar, rrëshqitni çelësin
e ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (4) nga e majta.
• Për rrotullim në drejtimin kundër orar, rrëshqitni
çelësin e ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (4)
nga e djathta.
Vendosja e shpejtësisë maksimale të shpimit
(fig. A)
Mos e vendosni shpejtësinë kur pajisja
është në përdorim.
• Rrotulloni rrotëzën e rregullimit të shpejtësisë
(3)në drejtimin orar për të rritur shpejtësinë
maksimale të shpimit.
• Rrotulloni rrotëzën e rregullimit të shpejtësisë
(3)në drejtimin kundër orar për të ulur
shpejtësinë maksimale të shpimit.
Caktimi i regjimit të punës (fig. E)
Mos e ndryshoni regjimin e punës
• Vendosni çelësin (5) në pozicionin "A" për
shpim normal.
• Vendosni çelësin (5) në pozicionin "B" për
shpim me goditje.