Descargar Imprimir esta página

Udhëzimet E Sigurisë - Gardena ES 500 Instrucciones De Empleo

Ocultar thumbs Ver también para ES 500:

Publicidad

2. Udhëzimet e sigurisë
v Vini re udhëzimet teksa kryeni punët e ajrosjes.
PARALAJMËRIM!
v Lexoni manualin
RREZIK!
Mbajini larg personat
e pranishëm!
RREZIK! Goditje elektrike!
Mbajeni kordonin elastik
elektrik larg nga dhëmbëzat.
1. Të përgjithshme
Kjo shtojcë paraqet praktikat e përdorimit të sigurt
për të gjitha llojet e makinerive që mbulohen nga ky
standard.
E RËNDËSISHME!
LEXOJENI ME KUJDES PËRPARA PËRDORIMIT.
MBAJENI PËR REFERIM NË TË ARDHMEN.
2. Praktika përdorimi të sigurt për krehrin / aparatin
për përpunimin e farave
2.1 Trajnimi
a) Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me koman-
dat dhe përdorimin e duhur të pajisjes.
b) Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk
i njohin këto udhëzime të përdorin makinerinë.
Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën
e përdoruesit.
c) Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet ose rreziqet ndaj të cilave ekspozohen
personat e tjerë ose prona e tyre.
2.2 Përgatitja
a) Mbani gjithmonë mbrojtëse për veshët dhe syze
sigurie kur përdorni makinerinë.
b) Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin elektrik
dhe zgjatuesin për shenja dëmtimi ose konsumimi.
Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëpu-
teni menjëherë nga rryma.
MOS E PREKNI KORDONIN PËRPARA
SE TA SHKËPUTNI NGA RRYMA.
Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është
dëmtuar ose konsumuar.
c) Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos e për-
dorni pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur
sandale të hapura. Shmangni veshjen e rrobave të
gjera ose me penj apo fije që varen.
d) Inspektoni me imtësi zonën ku do të përdoret
pajisja dhe hiqni të gjitha objektet që mund të
flaken prej saj.
e) Përdoreni makinerinë në pozicionin e rekomanduar
dhe vetëm mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe
të niveluar.
f) Mos e përdorni makinerinë mbi sipërfaqe të shtruar
me pllaka ose me zhavorr, ku materiali që del
mund të shkaktojë lëndim.
e përdorimit.
PARALAJMËRIM!
Ruhuni nga dhëmbëzat
e mprehta, mbajini larg
gishtat e duarve dhe të
këmbëve.
Shkëputni spinën nga rrjeti përpara mirëm-
bajtjes, rregullimit dhe pastrimit ose në rast
se kordoni është ngatërruar apo dëmtuar.
Dhëmbëzat vazhdojnë të rrotullohen pas
fikjes së motorit.
g) Përpara se të ndizni makinerinë, kontrolloni që të
gjitha vidat, dadot, bulonat dhe kapëset e tjera
të jenë shtrënguar siç duhet, si dhe që mbrojtëset
dhe rrjetat të jenë në vendin e duhur. Ndërroni
etiketat e dëmtuara ose të palexueshme.
h) Mos e përdorni kurrë makinerinë nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
2.3 Përdorimi
a) Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
b) Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
c) Siguroni gjithmonë mbështetje të mirë këmbëve,
sidomos në pjerrina.
d) Ecni, mos vraponi asnjëherë.
e) Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart
e poshtë.
f) Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtim
në pjerrina.
g) Mos shkrifëroni apo ajrosni pjerrina tejet të pjerrëta.
h) Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e makinerisë ose kur e tërhiqni drejt vetes.
i) Ndaloni dhëmbëzat nëse makineria duhet anuar
për transportim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka
bar dhe kur e transportoni nga zona apo për në
zonën e përdorimit.
j) Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse
defektive ose pa montuar në vendin e duhur pajisje
sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe / ose
mbledhësen e barit.
k) Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve
dhe me këmbët larg dhëmbëzave.
l) Mbajeni kordonin elektrik dhe zgjatuesin larg
dhëmbëzave.
m) Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin, për-
veçse kur makineria duhet të anohet për t'u nde-
zur. Në këtë rast, mos e anoni më shumë nga sa
është patjetër e nevojshme dhe ngrini vetëm
pjesën që është larg përdoruesit. Sigurohuni gjith-
monë që të dyja duart të jenë në pozicionin e
punës përpara se ta ulni makinën në tokë.
n) Mos e transportoni makinerinë kur burimi i energ-
jisë është i ndezur.
o) Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën
pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg vrimës
së shkarkimit.
223

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

4066