Descargar Imprimir esta página

Gardena PowerMax Li-40/32 Instrucciones De Empleo página 4

Ocultar thumbs Ver también para PowerMax Li-40/32:

Publicidad

Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Siguria e baterisë
VINI RE! Rreziku i zjarrit!
Bateria që do të ngarkohet duhet të vendoset në një
sipërfaqe rezistente ndaj zjarrit e nxehtësisë dhe jo
përcjellëse gjatë ngarkimit.
Mbani objektet gërryese, të djegshme dhe shpërthyese
larg ngarkuesit të baterisë dhe baterisë. Mos e mbuloni
ngarkuesin e baterisë dhe baterinë gjatë ngarkimit.
Në rast formimi tymi ose zjarri, shkëputeni menjëherë
ngarkuesin e baterisë.
Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ngarkuesin
origjinal "GARDENA". Përdorimi i ngarkuesve të tjerë të
baterive mund të dëmtojë bateritë në mënyrë të paripa-
rueshme dhe madje mund të shkaktojë zjarr.
Nëse vini re zjarr: Shuani flakët me materiale që reduk-
tojnë oksigjenin.
VINI RE! Rrezik shpërthimi!
Mbroni bateritë nga nxehtësia dhe zjarri. Mos e lini mbi
radiatorë dhe mos e ekspozoni ndaj dritës së fortë të
diellit për një kohë të gjatë.
Mos e përdorni në atmosfera shpërthyese, si p.sh. në
prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshme.
Bateritë mund të krijojë shkëndija që mund të ndezin
pluhurat ose avujt.
Kontrolloni baterinë rezervë përpara çdo përdorimi. Kont-
rolloni baterinë me sy përpara çdo përdorimi. Një bateri
jofunksionale duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur.
Mos e dërgoni me postë. Për detaje të tjera, kontaktoni
kompanitë tuaja vendore të asgjësimit.
Për shkak të rreziqeve të lëndimit, mos e përdorni baterinë
si burim energjie për produkte të tjera. Përdoreni baterinë
vetëm për produktin e synuar "GARDENA".
Përdoreni dhe ngarkojeni baterinë vetëm në temperatura
ambientit midis 0 °C dhe 40 °C. Lëreni baterinë të ftohet
pas periudhave të gjata të përdorimit.
Kontrolloni rregullisht kabllon e ngarkimit për shenja
dëmtimi ose amortizimi (brishtësi). Përdoreni vetëm në
gjendje të përkryer.
Mos e ruani baterinë në dritë dielli mbi 45 °C ose drejtpër-
drejtë. Në mënyrë ideale, bateria duhet të ruhet nën
25 °C, në mënyrë që shkarkimi vetjak të jetë i ulët. Mos
e ekspozoni baterinë në shi ose në kushte me lagështirë.
Uji që hyn në bateri rrit rrezikun e goditjeve elektrike.
Mbani baterinë, veçanërisht vrimat e ajrit, në gjendje të
mirë (të pastër).
Nëse nuk planifikohet përdorimi i baterisë për një periudhë
të caktuar (periudhë dimri), ngarkojeni për të shmangur
shkarkimin e plotë.
Mos e ruani kur është ende e lidhur me një pajisje, kështu
parandalohet shpërdorimi dhe aksidentet.
Mos e ruani baterinë në vende ku ka elektricitet statik.
Siguria elektrike
VINI RE! Atak kardiak!
Ky produkt krijon fushë elektromagnetike gjatë funksioni-
mit. Në rrethana të caktuara, kjo fushë mund të interferojë
me implantet mjekësore aktive ose pasive. Për të zvo-
gëluar rrezikun e rrethanave që kanë gjasë të shkaktojnë
lëndime ose vdekje, u rekomandojmë personave me
implante mjekësore që të flasin me mjekun e tyre dhe me
prodhuesin e implantit mjekësor përpara përdorimit të
produktit.
Përpara përdorimit, kontrolloni kabullin për shenja dëmtimi
ose vjetrimi. Nëse kabulli ka defekt, çojeni produktin në
një Qendër Shërbimi të Autorizuar dhe zëvendësojeni
kabullin.
Mos e përdorni produktin nëse kabllot elektrike janë dëm-
tuar ose konsumuar.
Nëse kabllo e ngarkuesit është prerë ose izolimi është
dëmtuar, shkëputeni menjëherë pajisjen nga korrenti.
Mos e prekni kabllon elektrike derisa të jetë shkëputur.
Mos e riparoni kabllon e prerë ose të dëmtuar. Zëvendë-
sojeni me një të re.
Mos e mbani produktin nga kablloja.
Mos e tërhiqni kabllon për të shkëputur spinat.
Përdorni vetëm tension të energjisë elektrike me korrent të
alternuar siç shënohet në etiketën e klasifikimit të produk-
tit.
Produktet tona janë izoluar dyfish sipas EN 60335. Mos
e lidhni tokëzimin me asnjë pjesë të produktit.
Kontrolloni zonën e punës për kabllo të fshehura.
Mos e përdorni për t'u kujdesur për pellgjet ose pranë ujit.
Siguria personale
VINI RE! Rrezik mbytjeje!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht. Ekziston
gjithashtu rreziku që fëmijët e vegjël të mbyten nga qesja
e polietilenit. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit
të produktit.
Mos e përdorni në atmosfera shpërthyese.
Mos e përdorni asnjëherë produktin kur jeni të lodhur, të
sëmurë apo nën ndikimin e alkoolit, lëndëve narkotike ose
barnave.
Mos e mbingarkoni kositësen.
Përdorni doreza, vishni këpucë rezistente ndaj rrëshqitjes
dhe mbani mbrojtëse për sytë.
Mos e përdorni në kushte me lagështi.
Mos e çmontoni produktin më tej statusit të dërgimit.
Ndizeni kositësen vetëm me dorezën të vendosur drejt.
Mos i përdorni levat e ndezjes në mënyrë të alternuar.
Përdorini dorezat me kujdes.
Ndërprerësi i sigurisë
Motori mbrohet nga një ndërprerës sigurie që aktivizohet
kur tehu bllokohet ose motori mbingarkohet. Kur kjo
ndodh, ndaloni dhe shkëputni produktin nga korrenti.
Ndërprerësi i sigurisë do kthehet në gjendjen fillestare
vetëm pasi të lëshoni levën e ndezjes/fikjes. Hiqni penge-
sat dhe prisni disa minuta derisa ndërprerësi i sigurisë të
kthehet në gjendjen fillestare para se të vazhdoni të për-
dorni produktin.
285

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Powermax li-40/4150335033-205033-555041-20