Skil 0738 Manual Original página 285

Tabla de contenido

Publicidad

• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit
të treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit,
riparimi duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin
pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni baterinë para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
★ Motori punon por thikat qëndrojnë të palëvizura
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
★ Thikat prerëse të nxehta
- thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat
- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat
- shumë fërkim për shkak të mungesës së lubrifikantit ->
lubrifikoni thikat
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët
dhe paketimin së bashku me materialet e
mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ⑩ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! hiqeni baterinë para hedhjes së veglës
• Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe
nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli
⑪ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta
hedhur)
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
- hidheni baterinë në një pikë zyrtare të grumbullimit për
bateritë
! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se
ky produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60335,
EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me
dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC,
2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
Marijn van der Hoofden
Operations & Engineering
SKIL Europe BV, 4825 BD Breda, NL
11.04.2014
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë
së tingullit i kësaj pajisje është <70 dB(A) (shmangia
standarde: 3 dB) dhe vibrimi 1,3 m/s² (metoda e krahut-
dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
• Matur në përputhje me 2000/14/EC niveli i garantuar
i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 91 dB(A)
(procedura e vlerësimit të konformitetit në përputhje me
Shtojcën V)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje
me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745;
ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me
një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj
vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
133
Olaf Dijkgraaf
Approvals Manager
13

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0078

Tabla de contenido