Rikthimi Në Cilësimet Fillestare - Saeco Xelsis Serie Manual Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 138
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "Factory settings" (Cilësimet fillestare). Konfirmoni
duke trokitur lehtë mbi ikonën e konfirmimit
- Cilësimet u rikthyen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë,
ndriçimi i ekranit, tingujt, ndriçimi i përparmë, profilet, ndriçimi i depozitës, masa/njësitë, cilësimet e
ekranit bazë, preferencat e "BeanMaestro", kredencialet e Wi-Fi, preferencat e përditësimit të softuerit,
kredencialet e "Saeco", kredencialet e "Amazon".
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në
depozitën e ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke
pakësuar gëlqeren e krijuar në makinën tuaj. Mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj
lokal ose në internet ose në qendrat e autorizuara të shërbimit.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm si përqindje në menynë "Status" (Statusi).
- Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda
sa herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
- Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni
makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet
të aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Status" (Statusi).
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në vend të ujit në makinë mund të futet ajër, çka bën
shumë zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
1 Prekni ikonën "Status" (Statusi) dhe lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "AquaClean".
2 Prekni sërish ikonën e konfirmimit
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të
"AquaClean" bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Nëse nuk e zëvendësoni në kohë filtrin e ujit
"AquaClean", mund përsëri ta zëvendësoni filtrin, por së pari duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin
"AquaClean":
1 nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
AquaClean (5 min.)".
.
.
kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
411
Shqip

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido