Skil 3550 Manual Original página 169

Tabla de contenido

Publicidad

5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër
mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR SHARRAT RRETHORE PA
KABËLL
1) PROCEDURAT E PRERJES
a)
RREZIK: Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe
-
lama. Mbani dorën tjetër në dorezën ndihmëse ose
në trupin e motorit. Nëse të dy duart mbajnë sharrën,
ato nuk mund të priten nga lama.
b) Mos u zgjasni poshtë materialit të punës.Mbrojtësja
nuk mund t'ju mbrojë nga lama poshtë materialit të
punës.
c) Rregulloni thellësinë e prerjes sipas trashësisë së
materialit të punës.Poshtë materialit të punës duhet të
duket më pak se një dhëmb i plotë i lamës.
d) Mos e mbani kurrë materialin e prerjes në duar
ose në mes të këmbëve. Sigurojeni materialin e
punës në një platformë të qëndrueshme. Është e
rëndësishme që ta mbështesni materialin si duhet për
të minimizuar ekspozimin e trupit, bllokimin e lamës ose
humbjen e kontrollit.
e) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku pajisja e prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj (kontakti me një tel elektrik do të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen
e operatorit)
f) Gjatë prerjes, përdorni gjithmonë një tregues paralel
ose një tregues anësor të drejtë. Kjo gjë përmirëson
saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë e bllokimit
të lamës.
g) Përdorni gjithmonë lama me madhësinë e duhur
dhe formën (diamant dhe jo të rrumbullakëta) e
vrimave të boshtit rrotullues. Lamat që nuk përputhen
me pajisjen montuese të sharrës do të punojnë në
mënyrë josimetrike me qendrën, duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar
ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i
lamës janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për
rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
2) SHKAQET E GODITJES SË KTHIMIT DHE
PARALAJMËRIMET PËRKATËSE
Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të
shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, që
shkakton një sharrë të pakontrolluar që të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës në drejtim të operatorit;
Kur lama është e shtrënguar ose e bllokuar fort nga
gjerësia e prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e
drejton njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit
Nëse lama ngatërrohet ose është e paekuilibruar në
prerjen përkatëse, dhëmbët në anën e pasme të lamës
mund të ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke
bërë që lama të dalë nga gjerësia e prerjes dhe të
kërcejë në drejtim të operatorit
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të
veglës së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më poshtë.
a) Shtrëngojeni fort me të dy duart mbi sharrë dhe
poziciononi krahët për të përballuar forcat e
goditjes së kthimit. Poziciononi trupin tuaj në njërën
anë të lamës, por jo në një vijë me lamën. Goditja e
kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat
e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori
nëse merren masat paraprake të duhura.
b) Kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën
pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë që të hiqni sharrën
nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama
është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të
kthimit. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen
e gozhdëve ose të vidave.
c) Kur rifilloni punën me sharrë në një material,
vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë
së prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të
mos jenë aktiv në material. Nëse lama e sharrës është
e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga
materiali kur rifilloni punën me sharrën.
169

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido