Descargar Imprimir esta página

Skil 3163 Manual Original página 85

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 27
w
Ventilator me bateri me kapëse
HYRJE
Ky produkt është bërë për ventilim të përgjithshëm për
shumicën e përdorimeve për ftohje në shtëpi dhe ftohje
në vendin e punës.
Ky produkt nuk është menduar për përdorim profesional.
Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para
përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen 3
Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë
dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të
shkaktojë dëmtime të rënda
Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë
të ilustruara në skicë 2
Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi
kontaktoni me shitësin
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E PRODUKTIT 2
A
Koka e ventilatorit
B
Kapëse
Çelësi i bllokimit
C
D
Baza
E
Porta e hyrjes së energjisë USB-C
F
Butoni i nivelit të baterisë
G
Çelësi E ulët/E fikur/E lartë
H
Mbajtësja e kokës së ventilatorit
9.
__
J
* Kabllo energjie USB
*Shitet veçmas
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhet të zbatohen gjithnjë
masat parandaluese bazë, të tilla si:
LEXONI ME KUJDES KËTO UDHËZIME PARA SE TA
PËRDORNI KËTË PRODUKT!
! Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve
elektrike ose dëmtimeve:
Njihuni me ventilatorin me kapëse. Lexoni me
kujdes këtë manual udhëzimesh. Mësoni cilat
janë përdorimet dhe kufizimet e ventilatorit, si
edhe rreziqet e mundshme specifike që lidhen me
këtë ventilator. Zbatimi i këtij rregulli do të pakësojë
rrezikun e goditjeve elektrike, zjarrit ose dëmtimeve të
rënda.
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mos e përdorni ventilatorin në ambiente
shpërthyese, si për shembull kur kra prani të
lëngjeve, gazrave ose pluhurit që merr flakë.
b) Mbajini fëmijët dhe kalimtarët larg kur vini në punë
një pajisje. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë
humbjen e kontrollit.
c) Bëni kujdes kur e përdorni kur fryn erë. Erërat mund
të çojnë mjegull në telat elektrikë ose në pajisje.
d) Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut ose lagështisë.
Nëse në pajisje futet ujë, kjo rrit rrezikun e goditjeve
elektrike.
3163
2) SIGURIA PERSONALE
a) Jini të vëmendshëm, shikoni çfarë po bëni dhe
përdorni gjykim të shëndoshë kur e përdorni
pajisjen. Mos e përdorni pajisjen kur jeni të lodhur,
të mërzitur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose
mjekimeve. Një moment i mungesës së vëmendjes
ndërsa përdorni pajisjen mund të shkaktojë dëmtime
fizike të rënda.
b) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi të jetë në pozicinin e fikur para se të lidhni
baterinë, para se ta ngrini ose ta transportoni
pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin te çelësi ose lidhja
e pajisjes me energjisë ndërsa çelësi është i ndezur
është burim aksidentesh.
c) Hiqni çdo çelës rregullimi ose çelës fiso para se
ta ndizni pajisjen. Nëse çelësi lidhet në ndonjë pjesë
rrotulluese të pajisjes, ai mund të shkaktojë dëmtime
fizike.
d) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo bën të mundur kontroll më të mirë të pajisjes në
situata të papritura.
e) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg
nga pjesët e lëvizshme. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose
flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
f) Verifikoni që të gjitha lidhjet të jenë të sigurta para
se ta vini në punë pajisjen.
g) Mos lejoni që nga përdorimi i shpeshtë i pajisjes
të fitoni tepër siguri te vetja dhe të shpërfillni
kështu parimet për sigurinë e pajisjes. Një veprim i
pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në
më pak se një sekondë.
3) PËRDORIMI DHE KUJDESI
a) Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk ndizet dhe
fiket. Çdo pajisje që nuk mund të kontrollohet me çelës
është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
b) Shkëputeni baterinë nga pajisja para se të bëni
rregullime, para se të ndryshoni aksesorët ose para
se ta lini pajisjen. Këto masa parandaluese sigurie ulin
rrezikun e vënies në punë padashur të pajisjes.
c) Kur e lini pajisjen të punojë pa mbikëqyrje,
vendoseni larg fëmijëve dhe mos lini persona
që nuk e njohin pajisjen ose që nuk i dinë këto
udhëzime që ta përdorin pajisjen. Pajisjet janë të
rrezikshme në duart e personave të patrajnuar.
d) Mirëmbani pajisjen dhe aksesorët. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe për çdo problem tjetër që
mund të ndikojë te funksionimi i pajisjes. Nëse është
dëmtuar, riparojeni pajisjen para se ta përdorni.
Shumë aksidente shkaktohen ngaqë pajisja nuk është
mirëmbajtur siç duhet.
e) Përdorini pajisjen, aksesorët etj. në përputhje me
këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e
punës dhe punën që duhet bërë. Përdorimi i pajisjes
për punë të ndryshme nga ato për të cilat është bërë
mund të sjellë lsituata të rrezikshme.
f) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
85

Publicidad

loading