Descargar Imprimir esta página

Saeco GranAroma SM6585 Manual Del Usuario página 356

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 117
Shqip
356
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin
"AquaClean":
1 nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)".
Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se
duhet ndërruar.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
Për video udhëzuese të detajuara për mënyrën se si të hiqni, vendosni dhe pastroni grupin e
përgatitjes, shkoni te www.saeco.com/care.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina
1 Fikni makinën.
2 Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën (Fig. 26) e servisit.
3 Shtypni çelësin (Fig. 27) "PUSH (SHTY)" dhe tërhiqni dorezën e grupit të përgatitjes për ta hequr atë
nga makina (Fig. 28).
Pasi të keni hequr grupin e përgatitjes nga makina, sigurohuni të boshatisni vasketën e pikimit dhe
enën e mbetjeve të kafesë.
Rivendosja e grupit të përgatitjes
Para se ta vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë, sigurohuni që të jetë në
pozicionin e duhur.
1 Kontrolloni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur. Shigjeta e cilindrit të verdhë në anë
të grupit të përgatitjes duhet të jetë në vijë të drejtë me shigjetën e zezë dhe "N" (Fig. 29).
- Nëse nuk janë në vijë të drejtë, shtyjeni poshtë levën derisa të bjerë në kontakt me bazën e
grupit (Fig. 30) të përgatitjes.
2 Vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë përgjatë shinave udhëzuese në anë
(Fig. 31) derisa të bllokohet në vend me një klik (Fig. 32). Mos e shtypni butonin "PUSH (SHTY)".
3 Mbyllni derën e servisit dhe vendosni sërish depozitën e ujit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt bën që makina juaj të jetë në gjendje optimale dhe siguron që
kafeja juaj të ketë një shije të mirë për një kohë të gjatë dhe të ketë rrjedhje të vazhdueshme.
Këshillohuni me tabelën më poshtë për një përshkrim të detajuar për kohën dhe mënyrën e pastrimit
të të gjitha pjesëve të çmontueshme të makinës. Në faqen www.saeco.com/care mund të gjeni
informacione më të detajuara dhe video udhëzuese. Shikoni figurën C për një përmbledhje se cilat
pjesë mund të pastrohen manualisht ose në enëlarëse.

Publicidad

loading