Descargar Imprimir esta página

Skil 7220AC Manual Original página 103

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 35
Pajisja shtesë elastike e smerilimit është e projektuar për
- rrumbullakosjen e sipërfaqeve në anë y a
- të gjitha sipërfaqet e rrumbullakosura me një diametër
maksimal prej 10 cm y b
Kur maja delta G konsumohet ose dëmtohet në majë,
mund ta zgjasni jetëgjatësinë e saj duke e hequr, duke e
rrotulluar 120° dhe duke e vendosur përsëri (e vlefshme
edhe për fletën e smerilimit delta) u
Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë të
ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë gërryese
(40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80, 100,
120)
- për zbutjen e drurit ose të sipërfaqeve me bojë të vjetër,
si dhe për lustër në dru të thjeshtë, përdorni nivele për
aftësi gërryese të imët (180, 240, 320)
Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes Q 2 )
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 75 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 86 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 10,7 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
103

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

72207226F0157220F0157226