Udhëzime Sigurie - Gardena 9000 aquasensor Manual De Instrucciones

Bomba sumergible / bomba para aguas sucias
Ocultar thumbs Ver también para 9000 aquasensor:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 75
1783-20.960.06_18.08.2011_GARDENA.qxp 06.09.2011 12:04 Seite 196
2. Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
Sipas DIN VDE 0100 pompat zhytëse me pre-
sion mund të përdoren në pishina, pellgjet e
kopshtit dhe shatërvanë vetëm duke qenë të
lidhura me anë të një sigurese elektrike me
një rrymë kalimi ≤ 30 mA.
Nëse brenda në pishinë ose në pellgun e
kopshtit ndodhen persona, pompa nuk duhet
vënë në punë.
Për arsye sigurie ne sugjerojmë përdorimin e
pompës zhytëse me presion të lidhur me një
siguresë (çelësi FI) (DIN VDE 0100-702 dhe
0100-738).
v Jeni të lutur të shkoni te specialisti elektrik.
Lidhjet elektrike duhet të mos kenë cilësi më
të ulët se kabllot e mbështjella me material
plastik me shkurtimin H05 RNF (për Art. 1783 /
1797) ose H07 RNF (per Art. 1785 / 1799)
sipas standardit DIN VDE 0620. Gjatësia e
kabllos duhet të jetë 10 m.
Të dhënat e figurës së tipit duhet të përkojnë
me të dhënat e rrjetit elektrik.
v Sigurohuni, që lidhjet elektrike të spinës të
ndodhen në një zonë të sigurt ndaj mbuli-
mit me ujë.
v Spinën mbrojeni nga lagështira.
Mbrojeni spinën dhe kabllon nga nxehtësia,
vaji dhe cepat e mprehtë.
RREZIK ! Goditje elektrike !
Nëpërmjet një kablloje elektrike të prerë mund
të kalojë ujë në fushën elektrike dhe mund të
shkaktojë një qark të shkurtër.
V Mos e prisni në asnjë mënyrë spinën
(p.sh. për ta kaluar në mur).
v Mos e tërhiqni spinën nga kablloja, por
hiqeni nga priza duke e tërhequr te kapaku
i spinës.
Kablloja e pompës ose çelësi i ujit nuk duhen
përdorur për lidhje ose për transportin e pom-
pës.
Për zhytjen ose nxjerrjen dhe sigurinë e pom-
pës duhet vendosur një litar.
Litarët për zgjatje duhet të jenë sipas standar-
dit DIN VDE 620.
196
Në Austri
Në Austri pompat për përdorim në pishina dhe
pellgje kopshtesh, të cilat janë të pajisura me
një kabllo të fortë lidhës, sipas ÖVE B / EN
60555 pjesa 1 deri 3, duhet të ushqehen me
anë të një transformatori ndarës të kontrolluar
ÖVE, ku nuk duhet të kalohet tensioni i rrjetit
sekondar 230 V.
Në Zvicër
Në Zvicër pajisjet që lëvizen nga një vend në
tjetrin dhe që përdoren në ambient të lirë duhet
të jenë lidhur me siguresë.
Kontrolli me sy
v Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë
me sy pompën (veçanërisht kabllon elek-
trike dhe spinën).
v Respektoni nivelin minimal të ujit dhe
lartësinë maksimale të transmetimit
(shihni 8. të dhënat teknike).
RREZIK ! Goditje elektrike !
Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur.
v Në rast dëmtimi pompa duhet të kontrollo-
het patjetër nga shërbimi GARDENA.
Regjimi manual
Në regjimin manual, pompa me mbarimin e
substancës që transmetohet duhet fikur men-
jëherë.
v Vëzhgoni gjatë gjithë kohës pompën në
regjimin manual.
Udhëzime përdorimi
Puna pa ngarkesë çon në konsum më të lartë
dhe duhet mënjanuar. Prandaj në regjimin
manual, pas mbarimit të substancës që trans-
metohet, pompa duhet fikur menjëherë.
Mos e lini në punë pompën më shumë se
10 minuta kundrejt anës së mbyllur nën trysni.
Rëra dhe substanca të tjera me grimca çojnë
në konsumim më të shpejtë dhe ulje të rendi-
mentit të pompës.
Pompa duhet vendosur në atë mënyrë, që
vrimat e hyrjes në këmbën e thithjes të mos
bllokohen plotësisht ose pjesërisht nga papa-
stërtitë.
P.sh. në përrua pompa duhet vendosur
mbi një tullë.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

8500 aquasensor13000 aquasensor1783178517871789

Tabla de contenido