Fundi I Përdorimit; Mirëmbajtja Dhe Ruajtja - Imetec ZeroCalc Z3 3500 Instrucciones De Uso

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 23
BOSHATISJA
Nxirreni kabllin e ushqimit bashkë me spinën (2) nga priza e korrentit.
Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).
Boshatisni depozitën (6) duke e kthyer hekurin kokëposhtë dhe duke e shkundur lehtësisht.
Lëreni hekurin të ftohet plotësisht.
Vendoseni hekurin gjithmonë në pozicion vertikal.
SHËNIM: Nëse parashikohet të mos përdoret aparati për shumë javë, prisni që aparati
të jetë plotësisht i ftohtë përpara se ta boshatisni plotësisht depozitën e ujit duke ndjekur
udhëzimet në paragrafin e posaçëm.
Pasi e rindizni, mbushni përsëri depozitën e ujit, siç tregohet në paragrafin e saj.
SISTEMI ANTI-KALKAR ZEROCALC
Një filtër i veçantë në rrëshirë, i vendosur brenda depozitës së ujit, ul ngurtësinë e ujit dhe kufizon
formimin e kalkarit në piastër. Filtri në rrëshirë është i përhershëm dhe nuk zëvendësohet.
SISTEMI CALC CLEAN
Funksioni lejon pastrimin e pjesës së brendshme të piastrës (7) nga mbetje kalkari ose papastërti të
tjera.
Këshillohet të kryhet pas çdo 5 - 10 përdorimesh.
Mbusheni depozitën (6) deri në nivelin maksimal të mbushjes [Fig. B].
Zhvendosni përzgjedhesin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur [Fig. C].
Rregulloni dorezën e rregullimit të temperaturës (3) në temperaturën maksimale dhe prisni që drita e
kontrollit të temperaturës së piastrës (1) të fiket.
Hiqni kabllin e ushqimit me spinë (2) nga priza e korrentit dhe vendoseni hekurin shpejt në pozicion
horizontal mbi një lavaman.
Shtypni butonin Calc-Clean (4) duke e mbajtur të shtypur derisa nga piastra e hekurit (7) të dalin ujë i
vluar, avull dhe papastërti të mundshme apo kalkar.
Pasi të jetë ftohur, pastroni piastrën e hekur (7) me një leckë të njomë.
PASTRIMI
KUJDES! Përpara se të kryeni çdo operacion pastrimi të
hekurit, sigurohuni që sipna e aparatit të mos jetë e lidhur me
prizën e korrentit dhe piastra të jetë ftohur plotësisht.
Kore të mundshme ose mbetje niseshteje ose produkti të pranishme mbi sipërfaqen e piastrës, mund
të hiqen me një leckë të njomë dhe me një detergjent të lëngshëm jo gërryes.
Shmangni gërvishtjen e piastrës me gërryes ose me objekte metalike.
Pjeset plastike mund të pastrohen me një leckë të njomë, dhe pastaj të kalohen me një leckë të thatë.
KUJDES! Rrezik zjarri. Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht
para se ta vini mënjanë.
FUNDI I PËRDORIMIT
MIRËMBAJTJA DHE RUAJTJA
SQ
87

Publicidad

Capítulos

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

N7801

Tabla de contenido