Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 70cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 80cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
Kujdes! Montimi dhe lidhjen ne rrjete
duhen bere vetem nga persona te
autorizuar.
Shenim: Aspiratori eshte i pajisur me
nje funksion "pa fije" ( wireless) qe lidhet
me soben me vatra per te rregulluar
automatikisht shpejtesine e duhur. Lexoni
librin e udhezimeve te sobes me vatra
per te verifikuar se ky funksion eshte i
pranishem dhe i duhur.
Ne rast te lidhjes per here o te nderprerjes
te papritur te rrjetit elektrik pritet 1 minut per
ti dhene mundesi aspiratorit te rivendosi
lidhjen me soben me vatra.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose
kur sistemi i treguesit të bllokimit të filtrave-
nëse është parashikuar në modelin në
zotërim- tregon këtë nevojë), me ilaç larës jo
agresivë, me dorë ose në makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikle të shkurtër.
Me larjen në makinë larëse filtri antiyndyrë
mund të çngjyroset por karakteristikat e tij të
filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
SHQIP
175