Montimi në vija të trasha
Trupi bazë me rotacion simetrik i iBox-it mund të përdoret
në mënyrë universale, si horizontalisht, ashtu edhe
vertikalisht. Me përjashtim të montimit të armaturës së
vaskës me kombinim me elemente sigurie. Kështu është i
mundur vetëm montimi vertikal. Meqë në rast të ndonjë
defekti të pjesëve funksionale mund të rrjedhë ujë nga
iBox-i, është e nevojshme që iBox-i të montohet sipër
vaskës, me qëllim që uji që rrjedh të derdhet në vaskë!
iBox-i është i përshtatshëm si për instalimin me vaskën,
ashtu edhe me dushin. Te rubinetet me një dorezë
për përzierjen e ujit për vaskën / termostati me ventil
bllokues dhe ventil për ndërrimin e pozicionit ka prioritet
dalja e poshtme. Nëse nevojitet vetëm një dalje, mund të
mbyllet një prej tyre, ajo e sipërme ose e poshtme, sipas
dëshirës. Dalja që nuk nevojitet duhet të bllokohet me
një tapë.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të
ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Trupi bazë duhet montuar në atë mënyrë që lidhja e ujit
të ngrohtë të jetë në të majtë dhe ajo e ujit të ftohtë në
të djathtë.
Thellësia e montimit 80 mm deri 108 mm.
Zgjatësi 25 mm: #13595000
Zgjatësi 22 mm (lartësia e montimit jo e madhe):
#13593000 / #13596XXX / #13597XXX /
#15597000 / #19427000 / #97407XXX /
#98860000 / #13601000 / #13604000
Trupi bazë mund të montohet duke iu përshtatur kushteve
ndërtimore. Shembuj të montimit gjinden në faqet 62
dhe 63.
A Instalimi në mur.
B Instalimi në mur. Këtu me distancues të lakueshëm
përmes vidhave lidhëse 10-she.
C Montimi në sistemin mbajtës.
D Instalimi në pllakat e montimit të shtëpive
parafabrikate ose në qelizat e gatshme.
E Instalimi direkt në mur.
F Instalimi me kompletin e shinave të montazhit
#96615000
Shembujt e instalimit me përmasat dhe dimensionimet
e tubacioneve mund t'i gjeni nga faqja 68. Shpjegimi i
simboleve të përdorura gjendet në faqen 67.
56
Shqip
Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të
montimit janë ideale për persona me gjatësi afro 1800
mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur. Këtu
duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së
montimit, ndryshon edhe lartësia e cekur minimale si
dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve. Vlerat e konsumit
janë matur praktikisht me pajisje përkatëse të valvulave/
pajisjeve të ujit (termostati / miksuesi / ventili nën
sipërfaqës suvuar).
Këshilla rreth montimit
Për të rrotulluar lidhjet duhet lidhur iBox/ me anë të një
pjese të tubit në morsë.
Shpëlarje
I gjithë instalimi duhet shpërlarë në bazë të normës DIN
1988 / EN 1717. Shigjetat në bllokun shpëlarës tregojnë
se cila hyrje është lidhur me cilën dalje, p.sh. uji i ftohtë
me daljen 1 dhe uji i ngrohtë me daljen 2. Nëse nevojitet
vetëm një dalje, atëherë pas shpëlarjes së parë blloku
shpëlarës duhet rrotulluar 90º.
iBox-i në kombinim me në garniturë
dalëse dhe rrjedhëse Exafill hyrjen e
vaskës (shih faqen 66)
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet:
Rrjedhja e lirë me 0,3 Mpa:
Spërkatësja me ujë të përzier:
Termostati:
Termostat me ventil bllokues:
Termostati me ventil bllokues dhe ventil për ndërrimin e
pozicionit:
Termostati Highflow (Zbrazja 1+2):
iControl:
Rubineti i vaskës:
Rubineti i vaskës me kombinim të
integruar të sigurisë:
Montimi shih faqen 60
maks. 1 MPa
0,1 - 0,5 MPa
maks. 70°C
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
31 l/min // 24 l/min
25 l/min // 24 l/min
1,6 MPa
65°C
R¾
32 l/min
37 l/min
26 l/min
26 l/min
58 l/min
30 l/min