Descargar Imprimir esta página

Përpara Montimit; Udhëzimet E Sigurisë Për Montimin; Udhëzimet E Sigurisë Për Vënien Në Punë - Schellenberg DRIVE Action Manual De Instrucciones

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
Motori i portës së garazhit është projektuar dhe prodhuar sipas rregullave lokale� Instaluesi duhet të jetë i familjarizuar me
rregullat lokale në lidhje me instalimin e motorit të portës së garazhit�
Personeli ose personat e paautorizuar, të cilët nuk i njohin standardet e mbrojtjes në punë për dyert dhe portat automatike,
nuk duhet të kryejnë në asnjë rast instalime apo ndërhyrje në motorin e portës së garazhit�
Personat që shkelin normat e vlefshme të sigurisë për instalimin dhe mirëmbajtjen, janë përgjegjës për dëmet, lëndimet,
kostot, shpenzimet ose kërkesat, të cilat lindin nga mosrespektimi i normave të sigurisë�
PËRPARA MONTIMIT
Motori i portës së garazhit nuk është i dizajnuar për funksionimin e portave të rënda�
Kontrolloni nëse porta mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht me dorë.
Kontrolloni nëse sustat e balancimit janë rregulluar në mënyrë të saktë, duke e ngritur portën rreth një metër dhe
më pas duke e lëshuar atë� Në këtë pozicion porta nuk duhet të lëvizë as nga poshtë, as nga sipër�
Regjistrimi i mëpasshëm i sustave të balancimit në portën e garazhit duhet kryer vetëm nga një person i
specializuar�
Tavani i garazhit duhet të jetë i përshtatshëm për montimin e motorit të portës së garazhit� Duhet kontrolluar
nëse duhen vendosur pjesë shtesë për fiksimin.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MONTIMIN
Gjatë kohës së punimeve të montimit duhen respektuar të gjitha rregullat në fuqi për sigurinë në punë, si dhe
duhen ndjekur të gjitha rregullat në fuqi për përdorimin e pajisjeve elektrike. Këtu duhen mbajtur parasysh në
mënyrë detyruese rregulloret kombëtare të nevojshme�
Ndiqni instruksionet dhe udhëzimet e këtij manuali montimi� Nëse jeni të pasigurt gjatë instalimit, atëherë
kontaktoni me shërbimin tonë të klientit në (shihni anën e pasme).
Rreziqet e mundshme në kuptimin e standardit DIN EN 13241-1 shmangen nëpërmjet montimit sipas këtij manuali�
Lidhjet elektrike duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
Porta e garazhit duhet të jetë e ekuilibruar� Portat e palëvizshme ose që lëvizin me shumë vështirësi duhet të
riparohen� Në një gjendje jo të ekuilibruar portat e garazhit, sustat e portave, kablloja, rondelat, mbajtësit dhe
shinat janë nën tension ekstrem, gjë që mund të çojë në lëndime të rënda� Mos u përpiqni që ta lironi, ta shtyni
apo ta drejtoni portën. Kërkoni ndihmën e një specialisti të fushës.
Për garazhet pa hyrje dytësore është i nevojshëm një zhbllokim emergjence për dorezën rrotulluese (kodi i
artikullit: 60553) ose një bravë me zhbllokim emergjence (kodi i artikullit: 60511/60513). Këto pajisje parandalojnë
një bllokim të mundshëm brenda në garazh në rast të një defekti ose ndërprerjes së energjisë elektrike�
Përpara instalimit të motorit të portës së garazhit hiqni bllokuesit ekzistues dhe bravat sipas manualit të montimit
të portës së garazhit, në mënyrë që të mos cenohet përdorimi i motorit të portës së garazhit�
Instaloni të gjithë elementët opsionalë të përdorimit (p.sh. çelësi me kyç (kodi i artikullit: 25101/25103,
25102/25104) ose butonin për mur (kodi i artikullit: 60060/60061)) në një lartësi të paktën 1,5 m dhe në largësinë
e shikimit të portës së garazhit, por larg nga pjesët e lëvizshme dhe aty ku nuk arrihen nga fëmijët�
Fiksoni udhëzimet paralajmëruese për kapjen e mundshme në një vend të dukshëm ose në afërsi të çelësit�
Fiksoni ngjitësin për hapjen manuale në afërsi të motorit të portës së garazhit�
Përpara vënies në punë të motorit të portës së garazhit tuaj sigurohuni që nuk ka asnjë pengesë në hapësirën e
lëvizjes së portës�
Lexoni me kujdes udhëzimet�
Gjatë montimit mbani parasysh distancat minimale në mënyrë analoge me vizatimet�
Pluhuri i shpimit, papastërtitë ose ashklat nuk duhet të futen në kokën e motorit të portës së garazhit ose në
sistemin e shinave� Mbuloni me kujdes këto pjesë gjatë punimeve të montimit�
UDHËZIMET E SIGURISË PËR VËNIEN NË PUNË
Kontrolloni lidhjen elektrike që keni kryer. Vlerat duhet të përputhen me vlerat në këtë manual përdorimi.
Këto të dhëna gjenden edhe në etiketën e parametrave të motorit të portës së garazhit.
Lidhja e instalimit elektrik në garazh duhet të përkojë me rregullat lokale�
Kontrolloni funksionet e sigurisë së motorit të portës së garazhit si vijon:
Vendosni një objekt të lartë 50 mm (p.sh. një copë druri) poshtë anës kryesore të mbylljes së portës së garazhit.
Lëreni portën të mbyllet� Gjatë përplasjes së portës në pengesë motori i portës së garazhit duhet të kthehet
mbrapsht dhe të lëshojë objektin�
163
AL

Hide quick links:

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

6092060525