Descargar Imprimir esta página

Gardena Set AccuCut Li Instrucciones De Empleo página 5

Tijeras cortacésped / tijeras recortasetos
Ocultar thumbs Ver también para Set AccuCut Li:

Publicidad

b) Duhet të mbani pajisje personale mbrojtëse.
Gjithmonë të mbani syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajisjes përkatëse të sigurisë, si për shembull
maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes, helmeta e sigurisë ose tapat mbrojtëse për
veshët, çon në zvoglimin e rrezikut për lëndime.
c) Mundohuni që të parandaloni vënien pa dashje
në funksion. Sigurohuni që aleti të jetë i fikur në
momen tin kur e lidhni atë me kurrentin dhe / ose
kur e lidhni atë me baterinë, si dhe kur e ngrisni
atë lartë dhe kur e transportoni.
Transporti i veglës së punës, duke mbajtur gishtin tek
leva, si dhe lidhja e aleteve elektronike të ndezura
gjegjsisht të gatshëm për punë, në prizën e kurrentit,
mund të çojë në aksidente.
d) Para se të ndezni aletin elektronik, hiqni të gjithë
çelësat rregullues si dhe çelësat e tjera.
Çelësat e vendosura në një pjesë rrotulluese të aletit
elektronik mund të shkaktojnë lëndime.
e) Mos u stërmundohuni. Gjithmonë të keni parasysh
që të qëndroni në një pozitë të qëndrueshme, duke
mbajtur gjithnjë baraspeshën.
Kjo ju mundëson kontrollin më të mirë të aletit elektronik
në situata të paparashikueshme.
f) Të mbani rroba të përshtatshme. Mos bani rroba
të gjera ose bizhuteri. Keni kujdes që flokët,
rrobat dhe dorashkat të mos futen në zonën ku ka
pjesë të lëvizshme.
Rrobat e gjera, bizhuteria dhe flokët e gjata ka rrezik që
të ngatërrohen me pjesët e lëvizshme.
g) Në qoftë se ka aparaturë për të thithur apo
mbledhur pluhurin, atëherë lidheni atë dhe
përdoreni atë sipas rregullave.
Përdorimi i pluhurthithëses zvogëlon rreziqet që
kanosen nga pluhuri.
4) Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
a) Mos përdorni fuqi të tepruar teksa punoni me
aletin elektronik. Përdoreni gjithmonë aletin
e përshtatshëm elektronik, varësisht nga
deter minimi i tij.
Secili alet e plotëson detyrën e tij më së miri dhe me
sigurinë më të lartë mundshme, po qe se përdoret
pikërisht për qëllimin përkatës, për të cilin është hedhur
në treg nga prodhuesi.
b) Mos përdorni alete elektronike, po qe se nuk
startohen dhe fiken me anë të pullës së caktuar.
Secili alet, tek i cili nuk funksionon pulla për startim
dhe fikje, paraqet një rrezik, prandaj edhe duhet të
riparohet.
c) Para se të ndryshoni rregullimet tek aleti elektronik
si dhe para se të ndërroni pjesët plotësuese apo
të depononi veglën e punës, duhet të hiqni
spinën e veglës nga priza e kurrentit dhe / ose
nga akumulatori. Masat parandaluese të sigurisë në
fjalë zvogëlojnë rrezikun, që aleti i punës të shtypet pa
dashje për startim.
d) Depononi aletet elektronike, të cilat tani për tani
nuk përdoren, gjithmonë larg rrezes së veprimit
të fëmijëve. Mos lejoni njeri të përdorë aletin
elek tronik të punës, po qe se nuk është i mirën-
formuar për mënyrën e veprimit me të ose nëse
nuk i ka të ditur udhëzimet përkatëse të punës.
186
Në duart e përdoruesve të paprovuar, aletet elektroni-
ke të punës janë të rrezikshme.
e) Mirëmbajini aletet elektronike të punës. Siguro-
huni që pjesët e lëvizshme të jenë të kthyera në
mënyrë korrekte si dhe që të lëvizin pa pengesa,
që të mos ketë pjesë të thyera si dhe që të mos
ketë përkufizime në funksionimin e veglës së
punës. Para se të punohet me alete elektronike
të dëmtuara, ato duhet të riprohen.
Shumë aksidente ndodhin për shkak të asaj se aletet
elektronike nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
f) Aletet për prerje të mbahen të mprehtë dhe të
pastër. Aletet për prerje të mirëmbajtura sipas rregul-
lave me cepe të mprehur mirë, nuk kapen grepthi aq
kollaj dhe mundësojnë një përdorim më të lehtë.
g) Aletet elektronike, pjesët e tyre plotësuese, thikat
etj. të përdorën vetëm në përputhje me udhëzi-
met në fjalë, përveç kësaj, të keni parasysh edhe
kushtet e punës dhe punët që janë për t´u kryer.
Përdorimi i aleteve elektronike me destinim të gabuar
mund të çojë në situata rreziku.
5) Përdorimi dhe trajtimi i aleteve për akumulatorin
a) Karrikoni akumulatorin vetëm me ngarkuesit,
të cilët janë rekomanduar nga vet prodhuesi.
Për Ngarkuesit, që janë të përshtatshme vetëm për lloje
të caktuara të akumulatorëve, ekziston rreziku i zjarrit,
po qe se përdoren akumulatorë të tjerë.
b) Të përdoren vetëm akumulatorët e parashikuar
në aletet elektronike.
Përdorimi i akumulatorëve të tjerë mund të shkaktojë
lëndime dhe mund të çojë në rrezik zjarri.
c) Akumulatori, që nuk përdoret, të mbahet në
distancë nga kapset e fletave, nga monedhat,
nga çelësat, nga gozhdat, nga vidhat ose edhe
nga gjësendet e tjera të vogla të metalta, të cilat
do të mund të shkaktonin lidhje të kontakteve.
Qarku i shkurtër në mes të kontakteve të akumulatorit
mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Në qoftë se përdoret gabimisht, ka rrezik që të
dalë lëngu nga akumulatori. Mënjanoni kontaktin
me atë lëngun. Nëse rastësisht ju bie që të keni
kontakt me të, duhet të shpëlahet vendi me ujë.
Në qoftë se lëngu ka depërtuar edhe në sy, përveç
shpëlarjes, duhet të merrni edhe trajtimin përka tës
mjekësor. Lëngu i akumulatorit që rrjedh jashtë, mund
të shkaktojë acarime në lëkurë ose djegie.
6) Servisi
a) Mirëmbajtja e pajisjes duhet kryer vetëm nga
personel i specializuar dhe duke përdorur
pjesë këmbimi origjinale. Kjo garanton siguri të
vazhdueshme të pajisjes elektrike.
Udhëzime sigurie për prerëset e ligustrave:
• Kushtoni gjithmonë vëmendje faktit që asnjë
pjesë trupore të mos gjendet në sektorin
e thi kave prerëse. Largoni materialin e prerë ose
mos e mbani me dorë materialin që do të pritet
në momentin që thikat lëvizin. Largoni materialet
e bllokuara vetëm kur pajisja të jetë e fikur.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses
së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

9852-33