përfaqësues i tij, ose një person me një kualifikim të ngjas-
hëm.
Kabllot e jashtë ju mund t'i gjeni në qendrën lokale të
shërbimit të certifikuar. Gjatë përdorimit të jashtëm përdor-
ni vetëm kabllot, të cilat janë specifikuar për përdorim
jashtë.
Përdorni vetëm kabllo 1,00 mm² me një gjatësi maksimale
prej 40 metrash.
Sipërfaqja minimale e kabllos duhet të jetë 1,00 mm².
1 Të përgjithshme
Kjo shtojcë shërben për të mundësuar përdorimin
e sigurt pajisjes të dorës për thithjen e gjetheve të
kopshteve, të asaj për thithjen dhe fryrjen e gjethe-
ve të kopshteve, me apo pa blues si dhe të asaj për
fryrjen e gjetheve të kopshteve.
Këto praktika nuk janë gjithëpërfshirëse. Ajo çka është
thelbësore lipset të zbatohet gjatë përdorimit të çdo
pajisjeje, ndërkohë që edhe kjo duhet t'i përshtatet speci-
fikave të makinerisë.
Njëkohësisht është e nevojshme, që përfshihen të dhënat
lidhur me zhurmën dhe me dridhjet si dhe paralajmërimet
e nevojshme, duke përfshirë edhe si vijon:
E RËNDËSISHME!
LEXONI ME KUJDES PËRPARA PËRDORIMIT DHE
RUAJENI SHPJEGUESIN
2 Përdorim i sigurt për pajisjen elektrike të dorës
për thithjen e gjetheve të kopshteve, të asaj për
thithjen dhe fryrjen e gjetheve të kopshteve, me apo
pa bluajtës si dhe të asaj për fryrjen e gjetheve të
kopshteve.
2.1 Vini re
a) Lexoni përpara përdorimit me kujdes materialet
shpjeguese. Fitoni sigurinë e nevojshme për përdori-
min e pajisjes siç duhet.
b) Mos lejoni asnjëherë fëmijë apo persona të tjerë, të
cilët nuk janë të informuar mbi rregullat e përdorimit,
ta përdorin pajisjen. Është e mundur, që kufiri i mos-
hës së përdorimit të pajisjen të ndryshojë sipas ven-
deve.
c) Mbani parasysh, që përdoruesi i pajisjes mban përg-
jegjësi për dëmet materiale apo aksidentet e shkaktu-
ara personave të tjerë apo pasurisë së tyre.
2.2 Përgatitja
a) Përdorni tapa për veshë dhe syzë mbrojtëse. I mbani
këto gjatë gjithë kohës së përdorimit të pajisjes.
b) Mbani veshur gjatë përdorimit të pajisjes gjithnjë
këpucë të sigurta pune dhe pantallona të gjata. Mos
e përdorni pajisjen asnjëherë zbathur apo me sandale
të hapura. Shmangni gjatë punës rrobat që ju rrinë lir-
shëm në trup, rroba me lidhëse që varen dhe kravata.
c) Mas mbani veshur rroba që ju varen, varëse, të cilat
mund të hyjnë në pjesën thithëse të pajisjen. Mol i lini
flokët e gjata t'ju varen.
d) Përdorni pajisjen në një pozicion të sugjeruar dhe
vetëm mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë.
e) Mos e përdorni pajisjen mbi kalldrëm, ose mbi një
sipërfaqe me çakëll, ngaqë materialet që pajisja flak
jashtë mund të shkaktojnë plagosje.
f) se të filloni me punën kryeni gjithnjë një inspektim
pamor, për të konstatuar, pajisja bluese, si dhe mjetet
e tjera te fiksuara janë në rregull, që mbulesa e pajisjen
nuk është e dëmtuar, si dhe që pjesët mbrojtëse dhe
ato mbuluese gjenden në vendin e tyre. Zëvendësoni
komponentët e dëmtuar apo të amortizuar në mënyrë
të plotë, në mënyrë që të ruani ekuilibrin. Zëvendësoni
mbishkrimet e dëmtuara apo të palexueshme.
g) Verifikoni furnizimin e rrymë elektrike dhe kabllon
zgjatuese përpara përdorimit, nëse ka shenjë që janë
të amortizuara apo të vjetruara. Në rast se një kabllo
dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni pajisjen men-
jëherë nga rryma elektrike. Mos e prekni kabllon asn-
jëherë, për sa kohë pajisja është e lidhur më rrymën.
Mos e përdorni pajisjen, në rast se kablloja është
e dëmtuar apo e zbuluar.
h) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se në afërsi
të saj gjenden njërës të tjerë dhe veçanërisht fëmijë
apo kafshë.
2.3 Vënia në punë
a) Verifikoni përpara se të ndizni pajisjen, që hyrjet e ajrit
të jenë bosh.
b) Qëndroni me fytyrë dhe me trupin tuaj larg hyrjes që
mbushtet.
c) Kujdesuni, që duart tuaja ose pjesë të tjera të trupit
tuaj si dhe rrobat që keni veshur të mos jenë në
pjesën hyrëse për ajrin, si dhe që në pjesën dalëse të
mos ketë sende të lëvizshme.
d) Kujdesuni, që të mos humbisni ekuilibrin dhe që të
qëndroni mirë në këmbë. Shmangni pozicione jo nor-
male të trupit. Gjatë proceseve thithëse të materialeve
mos qëndroni asnjëherë në një nivel më të lartë se
niveli i sipërfaqes së pajisjes.
e) Gajtë kohës që pajisja është në punë, mos qëndroni
asnjëherë në zonën kur kryhet flakja.
f) Gjatë kohës që pajisja thith materiale tregoni një
vëmendje maksimale, që pajisja të mos tërheqë sende
metalike, gurë, shishe, konserva ose objekte të tjera.
g) Në rast se pajisja fillon të dridhet në mënyrë të paza-
konshme apo të bëjë zhurmë të pazakonshme, mbasi
të ketë thithur një objekt të pazakonshëm, fikeni,
shkëputeni nga rryma elektrike dhe prisni deri sa rro-
tullimet e makinës të kenë mbaruar. E shkëputni pajis-
jen nga rryma elektrike dhe kryeni pastaj këto veprima
njëra pas – tjetrës, përpara se ta ndizni pajisjen përsëri
dhe të punoni me atë:
• Kontrolloni nëse ka ndonjë dëmtim;
• Zëvendësoni pjesët e dëmtuara ose i riparoni ato;
• Kontrolloni nëse ka pjesë që po shkëputen dhe
i fiksoni atoh).
h) Shmangni grumbullimin e materialit të përpunuar në
zonën ku ndodh flakja, ngaqë kjo mund të pengojë
flakjen e mëtejshme, ose të shkaktojë, që materiali
i flakur të thithet përsëri nga pajisja.i).
i) Fikni menjëherë lidhjen me rrymën elektrike dhe shkë-
puteni pajisjen nga rrjeti elektrik, në rast se pajisja
është bllokuar dhe ju doni të hiqni mbeturinatj).
j) Mos e përdorni asnjëherë pajisjen, kur ajo ka një
mbulese mbrojtëse të dëmtuar, ose kur i janë dëm-
tuar pjesët e tjera të saj mbrojtëse, si për shembull
thesi që shërben për mbledhje.
149