• Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse J 2 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
PËRDORIMI
• Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë A 2
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim (e mundshme
vetëm kur vegla përcaktohet për rrotullim djathtas)
- tërhiqni çelësin A 2
- shtypni shtypni butonin B 2 me gishtin e madh
- lëshoni çelësin
- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin A 2
dhe më pas lëshojeni atë
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 4
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 5
Me anë të rrotës C 2 shpejtësia maksimale mund të
rregullohet gradualisht nga minimumi deri në maksimum
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 6
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e
majtë/djathtë, çelësi A nuk mund të aktivizohet
- vegla funksionon me shpejtësi të kufizuar kur
përcaktohet për rrotullim majtas
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Zgjedhja e modalitetit të veprimit 7
- shtypni butonin E për të zhbllokuar çelësin F
- rrotulloni çelësin F në modalitetin e dëshiruar të
funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
! filloni të punoni vetëm kur çelësi F të jetë i
bllokuar
1 = shpim normal/vidhosje
2 = shpim çekiç
3 = gërryerje me daltë rrotulluese
4 = gërryerje me daltë fikse
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- rezultatet më të mira të shpimit me goditje mund t'i
arrini me vetëm pak shtypje mbi pajisje, e nevojshme
për ta mbajtur të aktivizuar freksionin autoamtik;
rendimenti i shpimit nuk do të rritet duke ushtruar më
shumë trysni mbi pajisje
• Shpim normal/vidhosje 8
Për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për
vidhosje, përdorni përshtatës G 2
- pastroni dhe lubrifikoni pak përshtatësin para lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese H 2 dhe futni
përshtatësin në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe
shtyrë deri sa të vendoset; përshtatësi do të bllokohet
automakisht në pozicionin përkatës
- tërhiqeni përshtatësin për të kontrolluar nëse është
bllokuar si duhet
- vendoseni çelësin F 2 në shpim normal (aktivizojeni
vetëm kur pajisja të jetë e fikur dhe spina e hequr)
• Gërryerje me daltën rrotulluese 9
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
• Gërryerje me daltën fikse 0
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
- vendoseni daltën në pozicionin që dëshironi
- zgjidhni modalitetin e daltës fikse
• Ndërrimi i puntove !
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese H 2 dhe futni aksesorin
në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri
sa të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht
në pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese H
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që shkakton
rrotullim jashtë qendrës kur pajisja është pa
ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar
! përdorni vetëm punto/dalta të mprehta
• Freksioni i sigurisë
Nëse aksesori bllokohet, shtytja në bosht do të ndërpritet
(duke shkaktuar një zhurmë kërcitëse)
- fikni menjëherë pajisjen
- hiqni aksesorin e bllokuar
- ndizni përsëri pajisjen
• Rregullimi i thellësisë së shpimit @
• NDALIMI AUTOMATIK i furçave të karbonit
- kjo vegël është e pajisur me furça karboni që kërcejnë
automatikisht kur konsumohen, duke parandaluar
dëmtimin e motorit
- kur vegla të ndalojë papritur, dërgojeni te shitësi ose
qendra më e afërt e shërbimit e SKIL për
zëvendësimin e furçave
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës #
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse J 2 (mund
të rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
111