SKI 2320 Manual Original página 121

Tabla de contenido

Publicidad

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe veglën te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe
nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli
6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta
hedhur)
Heqja/hedhja e baterive u
! hiqini bateritë vetëm nëse janë plotësisht bosh
- mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të
parandaluar qarkun e shkurtër
- hidhini bateritë në një pikë zyrtare të grumbullimit për
bateritë
! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
ZHURMA / VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë
së tingullit i kësaj pajisje është <70 dB(A) (shmangia
standarde: 3 dB) dhe vibrimi < 2,5 m/s² (shuma vektor i
tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
121

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para SKI 2320

Este manual también es adecuado para:

2330

Tabla de contenido