Descargar Imprimir esta página

Lotus Professional enMotion Impulse Manual De Instrucciones página 15

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 7
ALBANIAN
Urime që keni zgjedhur të përmirësoni higjienën dhe pastërtinë e banjës suaj. Siste-
mi i ri pa prekje enMotion® Impulse i distributorit të peshqirit të Lotus Professional
përdor novacionin e të nesërmes dhe aftësinë e lartë të tharjes së duarve për t'iu
përgjigjur nevojave të sotme për zgjidhje më të efektshme të higjienës. Zgjedhja
juaj ka shprehur një angazhim për të siguruar një mjedis higjienik në banjë dhe një
imazh cilësor dhe për të përmirësuar shërbimin në banjën tuaj.
VEGLAT DHE PAJISJET
• Kaçavidë
• Turielë me korrent
• Laps ose stilolaps
• Nivelues (rekomandohet)
• 4 vida #8 secila të përfshira
HAPI I PARË
Shpaketoni distributorin
Hapni kutinë dhe gjeni elementët e renditur më poshtë:
• Distributorin e peshqirit enMotion® Impulse
• Çelësin e distributorit
• 3 bateri alkaline LR20 D-Cell
• Manualin e udhëzimeve
HAPI I DYTË
Montimi i distributorit
1. Gjeni çelësin poshtë distributorit dhe hapni distributorin.
2. Nxirrni bateritë nga mbështjellësja plastike.
3. Vendosni 3 bateritë alkaline LR20 D-Cell në vendin e baterive, që ndodhet në pjesën
e prapme të distributorit. Nëse bateritë janë të vendosura si duhet, do të ndizet një
dritë e kuqe.
4. Mbyllni distributorin. Drita e kuqe do të fi ket.
HAPI I TRETË
Përcaktimi i vendit ku do të
vendoset
1. Kur të vendosni distributorin, lejoni të
paktën 10 cm hapësirë nga të gjitha anët.
2. Përdorni skemën e printuar mbi kuti për
të gjetur vrimat e vidave.
Vini re: Përdorimi i vrimave ekzistuese
të vidave mund t'a lehtësojë procesin e
33,60 cm
montimit.hål.
24,13 cm
HAPI I KATËRT
Montimi i distributorit sipas skemës së printuar mbi kuti
1. Përputheni distributorin me vrimat e vidave. Verifi koni nëse distributori është i nive-
luar. Fusni një vidë përmes vrimës në pjesën e prapme të aparatit. Shtrëngoni vidën.
2. Fusni secilën prej vidave të tjera në vrimat e vidave. Shtrëngojini të gjitha vidat.
15,0 cm
12,36 cm
22,86 cm
1,07 m - 1,18 m
HAPI I PESTË
Vendosja e rrotullës së parë
(Shihni hapin 1-4)
1. Vendoseni rrotullën siç tregohet në fi gurën 1.
2. Tërhiqeni peshqirin poshtë dhe lart cilindrave.
3. Shtypni butonin e ushqimit me letër në pjesën e poshtme majtas të distributorit.
4. Pasi letra letra të jetë tëhequr nga poshtë, griseni fl etën dhe hidheni.
1
33,32 cm
3
HAPI I GJASHTË
Rregullimi i parametrave
Parametrat e rregullueshëm të distributorit enMotion® Impulse ndodhen brenda distributorit
në pjesën e poshtme të anës së majtë.
1. Sistemi i "Gjatësisë së rregullueshme të letrës" (ASL) bën të mundur rregullimin e
gjatësisë së fl etës së peshqirit. Gjatësitë e fl etës janë:
• "S" Peshqir i shkurtër (numri maksimal i tharjeve të duarve);
• "M" Peshqir mesatar (kapaciteti optimal i tharjeve të duarve);
• "L" Peshqir i gjatë (peshqiri më i gjatë i mundshëm).
Vini re: Sistemi ASL është i para-programuar në zgjedhjen "L". Vendoseni ASL sipas
nevojave tuaja.
2. Sistemi "Vonesa e rregullueshme e kohës" (ATD) bën të mundur daljen e peshqirëve
në intervale të ndryshme kohe, pasi një peshqir është tërhequr nga distributori.
Parametrat janë:
• "S" Vonesë e shkurtër;
• "M" Vonesë e mesme;
• "L" Vonesë e gjatë.
Vini re: Sistemi ATD është i para-programuar në zgjedhjen "M". Vendoseni ATD sipas
nevojave tuaja.
3. Sistemi "Mënyra e daljes" (DM) bën të mundur të rregullohet mënyra sesi peshqiri i
shfaqet përdoruesit. Parametrat janë:
• "Sipas kërkesës" (Peshqiri do të dalë nga aparati pasi përdoruesi të ketë
aktivizuar sensorin).
• "Peshqir i varur" (Peshqiri do të jetë vazhdimisht i shfaqur. Pas tërheqjes së një
peshqiri, do të shfaqet një peshqir tjetër).
Vini re: Sistemi DM është programuar në zgjedhjen "Sipas kërkesës". Vendoseni DM
sipas nevojave tuaja.
HAPI I SHTATË
Përdorimi i distributorit
1. Nxjerrja e peshqirëve enMotion®
A. Tundeni dorën rreth 5 cm gjatë pjesës ballore të distributorit. Një peshqir
enMotion® do të dalë automatikisht.
B. Sapo të dalë peshqiri, tërhiqeni peshqirin për të tharë duart. Një peshqir i dytë nuk
mund të dalë përpara sesa të hiqet peshqiri i parë. Pasi është tërhequr peshqiri,
do të ketë një vonesë e shkurtër për të shmangur shpërdorimin e letrës.
2
Vini re: Për të rregulluar vonesën, shihni hapin 6, "Rregullimi i parametrave".
2. Zëvendësimi i baterive
A. Drita "bateri e dobët" ndodhet në sensorin tregues dhe tregon se fuqia e baterisë
është e ulët.
Vini re: Kur shfaqet drita e treguesit, distributori do të vazhdojë të funksionojë
për një periudhë të kufi zuar kohe.
B. Zëvendësojini bateritë me bateri alkaline LR20 D-Cell. Bateritë jo-alkaline kanë
4
një kohëzgjatje të kufi zuar.
C. Vendosini bateritë siç tregohet në diagramën që ndodhet në kapakun e
brendshëm të vendit të baterive..
HAPI I TETË
Ndreqja e distributorit
Nxirrni peshqirë duke tundur dorën përpara distributorit brenda rrezes së sensorit dhe tërhiqe-
ni menjëherë peshqirin. Përsëriteni këtë procedurë 1-2 herë për të konfi rmuar funksionimin e
rregullt. Nëse peshqiri nuk del kur tundni dorën përpara distributorit, hapeni distributorin dhe
kontrolloni për sa më poshtë:
1. Kontrolloni brenda rrëshqitëses së letrës për ndonjë ngecje letre. Pastrojeni, po të
jetë e nevojshme.
2. Kontrolloni nëse peshqiri është vendosur siç duhet.
3. Nxirreni peshqirin duke përdorur butonin e ushqimit me letër për të verifi kuar kor-
rentin.
4. Nëse nuk ka korrent, kontrolloni bateritë për të verifi kaur vendosjen.
5. Mbylleni kapakun e distributorit. Drita e kuqe do të fi ket. Distributori është gati.r.

Publicidad

loading