Kujdes! Instalimi duhet të kryhet nga
një teknik i specializuar.
Lidhja e oxhakut me rrjetin elektrik duhet të
kryhet nga personel teknik i kualifi kuar dhe i
specializuar.
Në instalimin e produktit, këshillohet të
ruani largësinë minimale prej 400mm
midis pllakës së gatimit dhe përbërësve të
mundshëm të vendosur mbi oxhak.
Kjo me qëllim që të mos pengohet lëvizja
për lart (hapje) dhe për poshtë (mbyllje)
e panelit thithës, si dhe për të lehtësuar
ndezjen e komandave të oxhakut të
vendosura në panel.
PARALAJMËRIM: Vendoseni kutinë
metalike që përmban përbërësit eletrikë
në një largësi jo më pak se 65 cm nga
pllaka e gatimit me gaz ose të paktën
65 cm nga pika e thithjes së oxhakut.
REKOMANDIM: Ju rekomandojmë të
instaloni kutinë metalike që përmban
përbërësit eletrikë të paktën 10 cm
nga dyshemeja dhe në një largësi të
mjaftueshme nga të gjitha burimet e
nxehtësisë (psh. cepi i një furre, ose pllaka
e gatimit).
Në rast përdorimi me pllaka gatimi me gaz
duhet të respektoni kërkesat e mëposhtme:
-
Fuqia e përgjithshme e pllakës së
gatimit duhet të jetë më e pakët ose e
barabartë me 14.3Kw.
-
Suprina e gatimit duhet të ketë një fuqi
jo më të madhe se 4650W në vatrat
pranë ventiluesit.
-
Fuqia maksimale e zjarrit të vetëm
përballë downdraft-it nuk duhet të jetë
me e madhe se 3000W.
-
Fuqia minimale e anësores së
downdraft-it dhe anësorja e pllakës së
gatimit duhet të jetë të paktën 50mm.
-
Largësia minimale ndërmjet bordurës
së sipërfaqes së gatimit dhe zjarrit më
të fuqishëm nuk duhet të jetë më e
ulët se 191mm dhe fuqia maksimale e
lejuar për zjarrin më të fuqishëm është
5000W.
-
Largësia minimale ndërmjet bordurës
së sipërfaqes së gatimit dhe zjarrit më
të afërt nuk duhet të jetë më e pak se
97mm.
-
Trashësia ndërmjet bazës së sipërfaqes
së gatimit dhe bordurës së jashtme nuk
duhet të jetë më pak se 45mm.
-
Është e rëndësishme të fi ksohet kutia
e mbajtjes së pajisjeve elektrike në një
pozicion të tillë që daljet e mundshme
të gazit të mos kompromentojnë
sigurinë e pajisjes.
-
Kur downdraft-i përdoret me sipërfaqe
gatimi me gaz, është e këshillueshme
të instalohen sipërfaqe gatimi të
pajisura me ndjesorë gazi.
MIN
50mm
191mm
1650W
5000W
3000W
MAX
14,3 kW
45mm
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave
të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi
më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë
parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
SHQIP
145
97mm
3000W
1650W