NJIHUNI ME SHTRYDHËSEN TUAJ TË AGRUMEVE
1. Kapaku mbrojtës 2. Kupola për shtrydhjen e portokallit 3. Kupola për shtrydhjen e limonit 4. Filtëri
5. Ibriku
6.Boshti rrotullues
7. Njësia motorike
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
- Lexoni me kujdes këtë udhëzim para përdorimit dhe ruani për përdorim të mëtejmë.
- Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë fatkeqësi.
- Para përdorimit pastroni të gjitha pjesët e pajisjes të cilat mund të vijnë në kontakt me ushqimin, siç
është dhënë në pjesën për pastrim.
- Mos e përdorni pajisjen nëse kablli ose priza janë të dëmtuara.
- Verifikoni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes që mund të gjendet në
tabelën e shënimeve në fund të pajisjes.
- Priza e pajisjes duhet ti përgjigjet prizës elektrike. Mos përdorni adapterë për priza.
- Mos e përdorni dhe mos e ruani pajisjen në ambient të hapur.
- Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë në dysheme, nëse ekzistojnë shenja të dukshme ose nëse
rrjedh.
- Mos e tërhiqni kabllin për mbushje. Mos e fikni pajisjen duke e tërhequr kabllin. Asnjëherë mos e
përdorni kabllin për mbushje për ngritje ose bartje të pajisjes.
- Bëni kujdes që kablli elektrik të mos mbërthehet ose të mos ngatërrohet.
- Verifikoni gjendjen e kabllit elektri. Kabllot e dëmtuara ose të lakuara rritin rrezikun nga goditja
elektrike.
- Mos e prekni kabllin me duar të lagura.
- Fëmijët nuk guxojnë të përdorin këtë pajisje. Mbani pajisjen dhe kabllin e mbushjes largë nga
kapshmëria e fëmijëve.
2