Descargar Imprimir esta página

Skil 2831 Manual Original página 122

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
PËRDORImI
• Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë A 2
Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
• Karikimi i baterisë 0
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
0a
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim 0a
- futni baterinë në karikues si në ilustrim 0b
! bateria mund të qëndrojë edhe në pajisje gjatë
karikimit; në atë rast pajisja nuk mund të ndizet
- drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet 0c
- pas afro 1 ore (2607225575) / 3 orësh (2607226013)
bateria do të karikohet plotësisht dhe drita jeshile B do
të qëndrojë aktive pas pulsimit 0d
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që bateria është shumë e
ftohtë ose shumë e nxehtë (karikuesi karikon bateritë
vetëm kur temperatura është midis 0°C dhe 45°C) 0e
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- kur bateria me jone litiumi është bosh, vegla do të fiket
automatikisht
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit !
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove @
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) #
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit C rrotullohet nga 1 në 19; pozicioni D do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
• Zgjedhja e marshit mekanik $
- vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
LOW
- shpejtësi e ulët
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
HIGH
- shpejtësi e madhe
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Mbrojtja e baterisë
Fiket veglën ose zvogëlon shpejtësinë ose parandalon
ndezjen të veglës, kur
- ngarkesa është shumë e lartë
1) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -20 deri në +50°C
2) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
• Drita ndriçuese G %
Drita ndriçuese G ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A 2
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ^
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Përdorni puntot e duhura &
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
• Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
• Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi paraprakisht
një vrimë
• Shpimi pa ashkla në dru *
• Shpimi pa pluhura në mure (
• Shpimi pa pluhura në tavanë )
• Shpimi në pllaka pa rrëshqitur ¡
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
122

Publicidad

loading