Skil F0151036 Serie Manual Original página 106

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 38
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
GJATË PËRDORIMIT
Mbani mbrojtëse për veshët (ekspozimi ndaj zhurmës
mund të shkaktojë humbje të dëgjimit)
Përdorni dorezë(a) ndihmëse, nëse është e
përfshirë me pajisjen (humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt
me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse K 2 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Ndezje/Fikje 6
Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës B 2 shpejtësia maksimale mund të
rregullohet gradualisht nga minimumi deri në maksimum
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit q
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e
majtë/djathtë, çelësi A nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Zgjedhja e modalitetit të veprimit w
- shtypni butonin E për të zhbllokuar çelësin F
- rrotulloni çelësin F në modalitetin e dëshiruar të
funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
! filloni të punoni vetëm kur çelësi F të jetë i
bllokuar
1 = shpejtësi e ulët për vidhosje dhe shpime në
diametra të mëdhenj
2 = shpejtësi e madhe për shpime me diametër të vogël
3 = shpim me goditje
4 = gërryerje me daltë rrotulluese
5 = gërryerje me daltë fikse
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- rezultatet më të mira të shpimit me goditje çekiçi mund
t'i arrini me vetëm pak shtypje mbi pajisje; rendimenti i
shpimit nuk do të rritet duke ushtruar më shumë trysni
mbi pajisje
Gërryerje me daltën rrotulluese e
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
Gërryerje me daltën fikse r
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
- vendoseni daltën në pozicionin që dëshironi
- zgjidhni modalitetin e daltës fikse
Ndërrimi i puntove t
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni mandrina SDS+ G dhe futni aksesorin duke e
rrotulluar dhe shtyrë deri sa të vendoset; aksesori do të
bllokohet automakisht në pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr mandrina SDS+ G
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që
shkakton rrotullim jashtë qendrës kur pajisja
është pa ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar
Për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për
vidhosje, përdorni mandrina pa çelës H y
! në fillim hiqeni mandrina SDS+ G
- tërhiqni këmishën bllokuese J dhe futni mandrina H
duke e rrotulluar dhe shtyrë deri sa të vendoset
- lëshoni këmishën bllokuese J
- tërhiqeni mandrina H për të kontrolluar që është
bllokuar si duhet
- vendoseni çelësin F 2 në shpim normal (aktivizojeni
vetëm kur pajisja të jetë e fikur dhe spina e hequr)
Freksioni i sigurisë
Nëse aksesori bllokohet, shtytja në bosht do të ndërpritet
(duke shkaktuar një zhurmë kërcitëse)
- fikni menjëherë pajisjen
- hiqni aksesorin e bllokuar
- ndizni përsëri pajisjen
Rregullimi i thellësisë së shpimit u
Mbajtja dhe drejtimi i veglës i
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse K (mund të
rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
106

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

1036

Tabla de contenido