• Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORImIT
• Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të
voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e
sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,25
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast të ndërprerjes sëkorrentit ose kur spina hiqet
aksidentalisht, zhbllokoni menjëherë çelësin e ndezjes/
fikjes J 4 për të parandaluar rindezjen e pakontrolluar
PAS PËRDORImIT
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
PËRDORImI
• Montimi i aksesorëve 4
! hiqni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e dorezës së aksesorëve anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur
përdorni aksesorë për smerilimin
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
• Montimi i dorezës ndihmëse E 5
! hiqni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse E në të djathtë, sipër ose
në të majtë të veglës (në varësi të punës që do të
kryhet)
• Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses F 6
! hiqni spinën
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
• Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes J 7
- ndizni veglën 7a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bllokoni çelësin 7b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën 7c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
• Mprehja 8
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
• Prerja 9
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen
e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion
anësor
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të
gjitha momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 0
- garantoni një qëndrim të sigurt
- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë
veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i
mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj
- mbajini të çarat e ajrimit K 4 të pambuluara
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Në vend të fllanxhës B 4, mund të përdorni fllanxhën me
kapje të shpejtë "CLIC" (aksesori 2610388766 nga SKIL);
disqet mprehëse/prerëse mund të montohen më pas pa
përdorimin e çelësave të aksesorit
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes K 4)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
166