UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
·Lexoni udhëzimin para përdorimit të aparatit.
·Mos e hapni aparatin deri sa të ndalojnë së punuari tehet.
·Njësia motorike nuk guxon të përdoret për asnjë qëllim tjetër përveç përshkrimit të dhënë.
·Shkyqni aparatin nga priza nëse nuk e përdorni dhe para pastrimit. Lini aparatin që të ftohet
para vendosjes ose heqjes së pjesëve dhe para pastrimit.
·Kordoni i aparatit nuk guxon të varet nga tavolina ose të prekë sipërfaqet e nxehta.
·Mos e lini aparatin afër gazit të nxehtë, sobës elektrike ose afër furrës së ngrohtë.
·Mbani duart dhe pajisjet largë nga tehet deri sa grini ushqimin për të zvogëluar rrezikun nga
lëndimet serioze ose dëmtimi i grirëses. Mund të përdorni gërryesen por vetëm nëse grirësja
nuk është në funksion.
·Për tu mbrojtur nga zjarri, goditja elektrike ose nga lëndimet personale, mos e futni kordonin,
prizën elektrike ose njësinë motorike në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
·Nevojitet kujdes i posaçëm nëse aparatin e përdorin fëmijët ose nëse përdoret në afërsinë e
tyre. Kjo pajisje nuk është lojë. Mos lejoni që fëmijët të luajnë me këtë pajisje.
·Parandaloni prekjen e pjesëve të lëvizshme të aparatit.
·Përdorimi i shtojcave të cilat nuk janë të rekomanduara ose nuk shiten nga ana e prodhuesit
mund të shkaktojnë zjarr, godite elektrike ose lëndime.
·Mos e përdorni aparatin nëse kordoni ose priza janë të dëmtuara ose nëse pajisja nuk punon
mirë, nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Dërgoni pajisjen tek servisi më i afërm i
autorizuar për verifikim, riparim ose ndonjë rregullim elektrik ose mekanik.
·Aparati nuk mund të përdoret për qëllime të tjera përveç qëllimit të destinuar.
·Kontrolloni nëse njësia motorike është mbyllur në mënyrë të rregullt në vendin e vet para se
pajisja të fillojë së punuari.
·Mos provoni të mbiforconi mekanizmin e sigurisë së mbylljes në kapak
·Mos e përdorni pajisjen jashtë.
· Gjithmonë fikni aparatin nga furnizimi elektrik nëse është pa mbikëqyrje dhe para montimit,
demontimit dhe pastrimit.
·Fëmijët nuk duhet ta përdorin këtë pajisje. Ruani pajisjen largë nga fëmijët.
·Pajisjet mund ti përdorin personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose
me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse iu janë dhënë
udhëzime për përdorim në mënyrë të sigurtë dhe nëse kuptojnë rreziqet të cilat janë të lidhura
me përdorimin e pajisjes.
·Kini kujdes gjatë punës me tehet e mprehta gjatë zbrazjes së enës dhe gjatë pastrimit.
·Kini kujdes nëse lëngu i nxehtë derdhet në procesorin e ushqimit ose në blender, pasi që
mund të dalë nga aparati për shkak të avullimit të shpejtë.
MOS E HAPNI DERI SA TEHET TË NDALOJNË
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK
PRIZA E POLARIZUAR
Kjo pajisje ka prizë të polarizuar (njëri teh është më i gjerë se tjetri). Për të zvogëluar
rrezikun nga shoku elektrik, kjo prizë duhet të futet në një prizë të polarizuar vetëm në
një drejtim. Nëse spina nuk futet plotësisht në prizë, kthejeni spinën, nëse ende nuk
futet, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Mos u përpiqni të modifikoni në asnjë
mënyrë.
RUANI KËTË UDHËZIM.
SË PUNUARI.