4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë ose
shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në vende
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese. Dhe
rryma maksimale e shkarkimit të baterisë duhet të jetë
më e madhe ose e barabartë me 8A.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë
të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi
paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me
gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë
që të mos lëvizë në paketim.
12. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të
lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
KUJDES:
•
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet në
mënyrë të pasaktë.
•
Zëvendësojeni vetëm me një lloj të njëjtë ose të
ngjashëm.
•
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i
baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të
jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë
të baterisë, lëndime personale apo dëmtime. Kjo do
të anulojë gjithashtu edhe garancinë e Makita-s për
veglën e Makita dhe karikuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë
1. Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
karikojeni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë të karikuar
plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3. Karikojeni baterinë në temperaturën e dhomës në 10
°C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni paketën e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
4. Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë
të gjatë (mbi gjashtë muaj).
Shpjegim i pamjes së
përgjithshme (Fig. 1)
1. Bllokuesi i vendit të baterisë
2. Paneli i vendosjes së telefonit celular
3. Butoni i çiftimit të Bluetooth-it
4. Butoni i volumit poshtë
5. Butoni i volumit lart
6. Butoni i dosjes së radhës
7. Butoni i këngës së radhës/butoni i përshpejtimit përpara
8. Treguesi i volumit maks. ose min./ Treguesi i baterisë
së shkarkuar
9. Treguesi i Bluetooth-it/Treguesi Aux in/Treguesi i USB-së
10. Butoni i këngës së mëparshme/butoni i përshpejtimit
prapa
11. Butoni i dosjes së mëparshme
12. Butoni i energjisë
13. Butoni i burimit
14. Butoni i luajtjes/pauzës
15. Altoparlanti
16. Doreza
17. Foleja "DC in"
18. Foleja e hyrjes dytësore
19. Foleja e karikimit me USB
20. Kapaku i raftit të ruajtjes së celularit
21. Vrima e kabllos
22. Rafti i ruajtjes së telefonit celular
23. Terminali i baterisë 14,4 V/18 V
24. Terminali i baterisë 10,8 V/12 V maks.
25. Foleja e luajtjes me USB
26. Kapaku i baterisë
27. Kutia e baterisë
28. Butoni
89 SHQIP