Manuali i përdorimit
Pastruesi i ajrit dezinfektues UV-C
Ky manual përdorimi jep paralajmërime dhe informacione të rëndësishme mbi përdorimin dhe
operimin e duhur të kësaj pajisjeje UV-C. Gjithmonë duhet ta operoni këtë pajisje UV-C sipas këtij
manuali përdorimi.
1. Një testim reduktimi i kryer në "Innovative Bioanalysis Lab", brenda një dhome testimi me vëllim 18 m
me virusin SARS-COV-2 rezultoi në një reduktim më të lartë se 99% pas 90 minutash operim.
Përveç kësaj, një testim reduktimi i kryer në "CAS Testing Technical Services (Guangzhou) Co., Ltd.", brenda një dhome testimi me
vëllim 20 m
3
, ku ajri ishte i kontaminuar me bakterin Staphylococcus albus rezultoi në një reduktim më të lartë se 99% pas 2 orësh
operim. I njëjti testim u krye brenda një dhome testimi me vëllim 30 m
duke gjeneruar një reduktim më të lartë se 99% pas 2 orësh operim.
Prezantimi i produktit
*Në modalitetin e gatishmërisë drita është e bardhë dhe vjen duke u bërë më e shndritshme. Në modalitetin e funksionimit normal
ajo sa vjen e zbehet.
Në rast se drita është e kuqe, atëherë pajisja ka defekt. Në rast të tillë, ndërpritni përdorimin e produktit, hiqeni nga priza dhe
kontaktoni shërbimin e klientit. Mos tentoni të bëni rregullime vetë. (përshkrimi i produktit shërben vetëm si referencë - jo për
qëllime përmirësimi)
Kujdesi gjatë operimit:
1. Përdoreni vetëm sipas përshkrimit në këtë manual përdorimi.
2. Kjo pajisje UV-C synohet vetëm për përdorim shtëpiak, në kushte normale operimi.
3. Ekzistojnë disa faktorë të ndryshueshëm që mund të ndikojnë në efikasitetin e dezinfektimit të UV-C, duke përfshirë
përmasat e dhomës, qarkullimin e ajrit, lagështinë, vjetërsinë e llambës, si dhe intensitetin dhe kohëzgjatjen e ekspozimit.
4. Vendoseni dhe përdoreni gjithmonë pajisjen UV-C mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme dhe horizontale.
5. Kjo pajisje UV-C duhet të përdoret vetëm në pozicion të qëndrueshëm vertikal.
6. Llamba UV-C nuk mund të zëvendësohet. Në rast se drita është e kuqe, pajisja ka defekt dhe duhet të zëvendësohet.
7. Përdoreni pajisjen UV-C vetëm në ambiente të brendshme.
8. Mos u ulni dhe mos qëndroni mbi pajisje dhe mos vendosni asgjë mbi të.
9. Shmangni goditjen e pajisjes (veçanërisht të hyrjes dhe daljes së ajrit) me sende të forta.
10. Lini të paktën 20 cm hapësirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë mbi pajisje.
i "Philips"
1
, ku ajri ishte i kontaminuar me virusin e gripit A (H1N1),
3
Paneli i kontrollit
Dalja e ajrit
Llamba UV-C e "Philips"
Treguesi i dritës*
Filtri i pluhurit
Hyrja e ajrit
71
, ku ajri ishte i kontaminuar
3