• KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë
përdorimit me pajisjet e gatimit.
• Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse
nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në
udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të
sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e
instalimit.
• PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes
fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë
në rreziqe elektrike.
• Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
• Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin
qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet
të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe
në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
• Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e
autoriteteve lokale.
• Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja
për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke
përfshirë flakët e hapura.
• Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe
ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të
përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të
tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët
etj.).
• Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i
gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
• Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e
shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të
shmangur një rrezik elektrik.
• Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të
zëvendësohet me një takëm special të kordonit të
disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e
shërbimit e tij.
258