• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e
papërshtatshme mund ta nxehë shumë
terminalin.
• Lidheni pajisjen në fund të instalimit.
Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i
arritshëm pas montimit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime
gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime
të tjera.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me
pajisjen.
• Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg
nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe
skuqjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
• Mos përdorni skara elektrike të
pambuluara.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
mbështetëse.
• Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose
pajisje të ngjashme optike për të parë
direkt te drita e pajisjes.
• Nëse pajisja funksionon me pajisje të
tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet
të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.5 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3.1 Udhëzime për instalimin
Për informacion të plotë rreth instalimit të
pajisjes, referojuni një manuali tjetër
instalimi.
257