4. KUJDESI DHE PASTRIMI
4.1 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Secili filtër duhet të pastrohet të paktën një
herë në muaj. Filtrat montohen me anë të
kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të pastruar filtrin:
1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.
1
2. Shtypni dorezën e kapëses së montimit
në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
1
2
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
4. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer
me detergjente jo gërryese ose në një
lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në
temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.
Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo
nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
5. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
104
SHQIP
4.2 Ndërrimi i filtrit të karbonit
PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit nuk mund të lahet!
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon
në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht
pastrohet filtri i yndyrës.
Për të ndërruar filtrin:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës"
në këtë kapitull.
2. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
Në çdo rast, është e nevojshme që të
ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon
në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht
pastrohet filtri i yndyrës.
PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit NUK mund të lahet! Filtri
nuk mund të rigjenerohet!
Për të ndërruar filtrin e karbonit:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës"
në këtë kapitull.
2. Rrotullojeni filtrin në drejtim të akrepave
të orës (1) dhe më pas tërhiqeni (2).
Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat në
rendin e kundërt.
1
2