Descargar Imprimir esta página

AEG X79264MV10 Manual De Uso página 87

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 14
1. PARALAJMËRIMET DHE
KËSHILLA
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është
parashikuar për disa versione të aparatit. Ka
mundësi që të jenë përshkruar pjesë të posaçme
të pajisjeve, që nuk i përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo
në përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së
gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm,
(disa modele mund të instalohen në një largësi
më të vogël, referojuni paragrafëve ambalazhi
dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i
njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël brenda
Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti elektrik
i shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me
tuba me diametër baras ose më shumë se 120
mm. Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër
që të jetë i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi
të tymrave të shkaktuara nga djegia (kaldaje,
oxhaqe, etj.).
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu
edhe aparate që nuk funksionojnë me energji
elektrike (për shembull aparate që përdorin gaz),
mjedisi duhet ajrosur në mënyrë të duhur. Në rast
se kuzhina nuk është e pajisur, krijoni një hapje
që të komunikojë me jashtë, për të siguruar futjen
e ajrit të pastër. Përdorimi i duhur e pa rreziqe
përftohet kur depresioni maksimal i lokalit nuk e
kalon masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi i
asistencës teknike, në mënyrë që të parandalohen
rreziqet.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të gatimit me
gaz thonë se është e nevojshme një distancë më
e madhe se ajo e treguar më sipër, duhet mbajtur
parasysh. Duhen respektuar të gjitha rregullat për
shkarkimin e ajrit.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një switch dy
pole me një hendek kontakti prej së paku 3 mm.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të
parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë
Aspiratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta
shmangni daljen anash të saj në lidhje me pjesën
fundore të tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i
mbinxehur mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit
të kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi
fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose
mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri,
përveç rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen
për përdorimin e aparatit nga persona përgjegjës
për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes
që të mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të
bëhen shumë të nxehta në rast se përdoren me
aparatura pjekëse."
3. MIRËMBAJTJA
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës,
fikeni Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose
duke fikur çelësin e përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara
(Rrezik zjarri).
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv W:
Filtri kundër erës së keqe me Karbon aktiv nuk
mund të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm,
duhet zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi
ose më shpesh, për një përdorim veçanërisht
intensiv.
W
- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në
makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth
çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një
përdorim veçanërisht intensiv.
Z
- Llamba të vogla të komandimit atje ku janë të
pranishme.
• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton
të përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të
lëngshëm neutral.
ALBANIAN
87

Publicidad

loading