Descargar Imprimir esta página

Gardena EasyCut 40/18V P4A Instrucciones De Empleo página 112

Ocultar thumbs Ver también para EasyCut 40/18V P4A:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 43
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta.
Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë
ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në
manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar
të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe specia-
lizuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika prerëse. Mos u përpiqni
ta largoni materialin e prerë kur thika është ende në lëvizje ose ta fiksoni
materialin që do të pritet.
Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit
të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur thika është ndalur dhe pa
i patur gishtat afër çelësit të rrymës. Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave
ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustrave, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi thikë.
Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e plagosjes nga thika.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe pakoja
e baterisë të jetë hequr ose shkëputur, kur largoni materialin që pritet
të bllokuar ose bëni punime mirëmbajtjeje.
Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit që pritet të
bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipërfaqet e izoluara të dore-
zave, pasi thika mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura.
Kontakti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të pajis­
jes nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
f) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes. Kabllot mund të jenë të
fshehura në ligustra ose shkurre dhe të priten pa dashje nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e ligustrave kur ka mot të keq, veçanërisht
kur ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Kontrollojini ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p. sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni prerësen e ligustrave me të dyja duart në të dyja dorezat.
Prerësja e ligustrave është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi tokë
dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të
shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotë-
sisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit
të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën.
Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin
vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar
dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme
(p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të
POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
v Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prodhuesit të POWER FOR
ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga
prodhuesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj
të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
112
14733-20.960.02.indd 112
14733-20.960.02.indd 112
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë
karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa.
Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësis-
hëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të
kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund
të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit.
Kujdes kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym,
të shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara
të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të
v
vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C.
Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund
të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C.
Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë
rrezikun e ndezjes.
v Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para
se ta karikoni apo ta magazinoni.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e
situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Në rast emergjence hiqeni baterinë.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet tempera turave – 10 °C deri 40 °C.
Inspektoni me kujdes terrenin në të cilin duhet të përdoret produkti, dhe hiqni
të gjithë kabujt dhe objektet që nuk i përkasin atij vendi.
Në rastin e një nisjeje pa dashje (p.sh. nga një çelës i salduar) shkëputeni
menjëherë baterinë nga produktit dhe riparojeni produktin nga servisi
i GARDENA.
Fikeni produktin dhe shkëputeni baterinë nga produkti, nëse fillon të dridhet
në mënyrë anomale. Vibrimet e mëdha mund të shkaktojnë dëmtime.
Mos e përdorni produktin në afërsi të ujit.
Mos punoni në afërsi të pishinave ose gropave me ujë në kopshte.
Mbrojini kontaktet elektrike të baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Ju duhet të dini se si mund ta fikni produktin në çdo kohë pas një rasti
emergjence.
Mënjanoni kontaktin me vajin e thikës, sidomos nëse keni alergji kundrejt tij.
Punoni vetëm ditën ose në kushte me shikueshmëri të mirë.
Kontrollojeni produktin tuaj para çdo përdorimi. Bëni para çdo përdorimi një
kontroll vizual të produktit. Kontrolloni nëse hyrjet e ajrit janë të lira.
Nëse gjatë përdorimit të produktit është krijuar një nxehtësi e lartë, lëreni të ftohet
para se ta magazinoni.
Paralajmërim! Gjatë punës me mbrojtëse dëgjimi dhe për shkak të zhurmave që
shkaktohen nga produkti, mund të ndodhë që personat që afrohen të mos vihen
ri nga përdoruesi.
Mbani gjithmonë veshje të përshtatshme, doreza mbrojtëse dhe këpucë të forta.
Sigurohui që të mbani këpucë të forta gjatë punës.
19.04.22 09:41
19.04.22 09:41

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

14733