Filtri i karbonit
4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe
kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit
në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
1
2
2. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
3. Pastrojini filtrat duke përdorur një
sfungjer me detergjente jo gërryese ose
në një lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset
në temperaturë të ulët dhe cikël
të shkurtër. Filtri i yndyrës mund
të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim
te performanca e pajisjes.
4. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -
opsional
Filtri i karbonit duhet të ndërrohet nëse alarmi
i filtrit është i aktivizuar.
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht
pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk mund të
rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh nëse përdoret
shumë.
Shikoni "Njoftimi i filtrit" te
kapitulli "Përdorimi i përditshëm"
për më shumë informacion rreth
funksionit.
PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit NUK mund të
lahet! Filtri nuk mund të
rigjenerohet!
Për të ndërruar filtrin e karbonit:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës"
në këtë kapitull.
2. Rrotullojeni filtrin në drejtim të akrepave
të orës (1) dhe më pas tërhiqeni (2).
Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat në
rendin e kundërt.
Në çdo rast, është e nevojshme që të
ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
4.4 Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llampë LED
dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës
LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm
nga tekniku. Në rast keqfunksionimi
referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli
"Udhëzimet e sigurisë".
1
2
SHQIP
121