Makita PLM4626N Manual De Instrucciones página 202

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 52
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E
LARTËSISË
KUJDES: Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur
telin e kandelës.
KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë rregullimi të
lartësisë me 7 nivele.
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva e rregullimit të lartësisë qendrore ofron 7 nivele
të ndryshme të lartësisë.
3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë
në lartësinë e dëshiruar. (Fig. 11)
Të gjitha rrotat do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë
pune.
FERROTAT
Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit
tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të
përdoren si pjesë këmbimi.
9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN
KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosni kushinetat e çdo rrote së paku një
herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të
vajosjes.
10. PASTRIMI
KUJDES: Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji
mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar
kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
202
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES: Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të
mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale.
Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht
nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.
Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Ngrini gjuhëzat në pjesën e sipërme të kapakut të
filtrit.
2. Hiqni kapakun e filtrit.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. MOS
PËRDORNI BENZINË!
4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
6. Riinstaloni filtrin.
7. Mbyllni kapakun e filtrit.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë,
konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të
pastrohet. (Fig. 12)
10-2 TEHU I PRERJES
KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta
tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të
motorit. Mbroni duart duke veshur doreza të trasha apo
duke përdorur stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit.
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.
VINI RE: Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut
për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja.
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë.
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim.
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të
drejtpeshojë njësoj.
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 13.
Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin me fuqinë e përmendur
më poshtë:

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Plm4627nPlm4628n

Tabla de contenido