Problemi
Grykëza ose e gjitha pajisja fiket gjatë
pastrimit.
Del pluhur nga pajisja.
Pajisja nuk lëviz lehtësisht nëpër
dysheme gjatë pastrimit të tapetit.
Furça nuk rrotullohet më.
Dritat LED në grykëz nuk ndizen.
Pajisja nuk po karikohet.
Shkaku i mundshëm
Ena e pluhurit nuk është vendosur siç
duhet në pajisje.
Filtri është i vjetër.
Motori i pajisjes është i dëmtuar.
Ka ngecur furça ose kanë ngecur objekte
në kanalin e rrjedhjes së ajrit.
Filtri dhe cikloni janë të papastër.
Filtri është i papastër.
Nuk ka filtër në pajisje.
Diçka po bllokon ciklonin.
Ena e pluhurit nuk është vendosur siç
duhet në pajisje.
Pajisja rrotullohet ose kthehet kur
ndërpritet energjia elektrike.
Rrotat poshtë grykëzës janë të ndotura.
Fuqia thithëse e zgjedhur ka qenë shumë e
lartë.
Furça është bllokuar me qime ose
papastërti.
Furça mund të ndalojë rrotullimin kur has
rezistencë tepër të lartë.
Furça nuk është montuar siç duhet në
grykëz.
Grykëza motorike është mbinxehur.
Grykëza nuk është vendosur siç duhet në
tub ose pajisje.
Spina nuk është lidhur siç duhet me
pajisjen ose baterinë.
Spina nuk është vendosur siç duhet në
stacionin e karikimit.
Po përdoret një ushqyes i ndryshëm nga
ushqyesi i vënë në dispozicion.
Zgjidhja
Sigurohuni që ena e pluhurit është vendosur siç duhet.
Ju mund të blini filtra të rinj në dyqanin Philips në internet
në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.
Nëse keni kontrolluar të sipërmet dhe pajisja ka akoma një
fuqi thithëse më të ulët se zakonisht, çojeni atë te një
qendër shërbimi të "Philips" ose kontaktoni qendrën e
kujdesit ndaj klientit.
Çojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e
"Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Kontrolloni grykëzën dhe kanalin e rrjedhjes së ajrit për
objekte të ngecura dhe hiqni çdo objekt bllokues. Rinisni
pajisjen.
Zbrazeni koshin e pluhurit. Pastrojeni filtrin dhe ciklonin.
Sigurohuni që filtri të lahet të paktën një herë në muaj (Fig.
) kur përdorni pajisjen rregullisht. Sigurohuni që të hiqni
çdo qime dhe papastërti që ka ngecur në ciklon.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende nuk
funksionon, çojeni atë te një qendër shërbimi të "Philips"
ose kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Pastroni filtrin. Shikoni edhe udhëzimin e shpejtë.
Sigurohuni që pajisja të ketë filtër dhe të jetë montuar siç
duhet.
Kontrollojeni ciklonin për sende të ngecura dhe hiqni çdo
send që e bllokon atë. Gjithashtu sigurohuni që të hiqni të
gjitha qimet dhe papastërtitë që kanë ngecur në ciklon.
Zbrazni enën e pluhurit dhe vendoseni siç duhet enën e
pluhurit në pajisje.
Mbajeni pajisjen drejt kur ndërpritet energjia elektrike.
Pastroni ndotjen midis rrotave.
Ulni fuqinë thithëse. Shihni edhe manualin e përdorimit.
Pastroni furçën me dorë ose me një palë gërshërë. Pastroni
qimet mes menteshave.
Fikeni dhe më pas ndizeni sërish pajisjen.
Ndiqni udhëzimet në kapitullin "Pastrimi" për të instaluar
siç duhet furçën rrotulluese në grykëz (Fig. ).
Fikni pajisjen dhe prisni 15 minuta. Prekni folenë e sipërme
të grykëzës për të parë nëse është ende e ngrohtë. Nëse
grykëza është ende e ngrohtë, prisni më shumë që grykëza
të ftohet. Pasi grykëza të jetë ftohur, mundohuni ta ndizni
përsëri pajisjen.
Vendosni siç duhet grykëzën në pajisje ose në fshesën e
dorës.
Sigurohuni që spina të jetë lidhur siç duhet me pajisjen ose
baterinë dhe që ushqyesi të jetë vendosur siç duhet në
prizën e murit.
Sigurohuni që spina të fiksohet siç duhet në stacionin e
karikimit. Kontrolloni nëse spina është vendosur siç duhet
dhe stacioni i karikimit e mban spinën në vend.
Sigurohuni që të përdorni ushqyesin e ofruar.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende nuk
karikohet, çojeni atë te një qendër shërbimi të "Philips" ose
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit.
95