• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
• Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes H 9
- ndizni veglën 9a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bllokoni çelësin 9b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën 9c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
• Mprehja 0
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
• Prerja !
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen
e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion
anësor
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të
gjitha momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri @
- garantoni një qëndrim të sigurt
- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë
veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i
mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Në vend të fllanxhës B 2, mund të përdorni fllanxhën me
kapje të shpejtë "CLIC" (aksesori 2610388766 nga SKIL);
disqet mprehëse/prerëse mund të montohen më pas pa
përdorimin e çelësave të aksesorit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes J 2)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 91 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 102 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi gjatë mprehjes në sipërfaqe 7,3 m/s² (shuma
vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
! përdorimet e tjera (si prerja) mund të ketë vlera të
ndryshme të dridhjes
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
154