UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E VENTILATORIT ME MBAJTËSE
MONTIMI
1.Vendosni kapakët në skajet e bazës së mbajtëses.
2. Përforconi gypin e bardhë të metalit në bazën e kryqëzuar me anë të vidhës A (4pc).
3. Vendosni kapakun e bazës në fund përgjatë gypit të bardhë të metalit.
4. Vendosni mbajtësin e shtyllës në gypin që tërhiqet në pozicion mesatar. Pastaj përforconi duke e
shtrënguar vidhën B (2pc)
5. Vendosni kapakun e mbajtësit në mbajtësin e bazës.
6. Vendosni motorin dhe kutinë me ndërprerës fortë në majë të gypit zgjatues dhe përforconi vidhën C.
7. Në fund vendosni maskën dhe lopatëzat në pjesën e përparme të motorit.
8. Për ndërrimin e drejtimit dhe të lartësisë, çlironi unazën për përforcimin e gypit dhe lëvizni ventilatorin
në një pozitë të përshtatshme, pastaj përsëri përforconi unazën.
9. Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët më të moshuar se 8 vjet dhe më shumë, personat me aftësi të
zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive vetëm nëse janë nën
mbikëqyrje ose më parë kanë marrë udhëzime për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe të
kenë kuptuar rreziqet që përfshin përdorimi.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
1. Përdorni pëlhurë të butë ose leckë për të pastruar trupin e ventilatorit. Nëse ndyrësirat ose yndyra nuk
hiqen lehtë, përdorni ujë me sapun. Mos përdorni benzinë, hollues ose tretës të tjerë.
2. Përdorni thithëse për të pastruar ventilatorin, në rast se nuk mund të pastrohet, përdorni brushë.
3. Lexoni instruksionet me kujdes para përdorimit.
4. Përdorni pajisjen në ambiente të brendshme dhe në vende të thata.
5. Hiqeni kabllin nga rryma kur pajisja nuk është në përdorim ose përpara riparimit.
6. Nëse pajisja është prishur, mos e përdorni më dhe dërgojeni te elektricisti për riparim.
7. Nëse kablli i pajisjes është i prishur, ai duhet të zëvendësohet me një kabllo të veçantë që mund ta
bleni te prodhuesi ose serviseri.
8. Tensioni i rrymës elektrike duhet ti përgjigjet tensionit të rrymës së deklaruar në etiketën e pajisjes.
9. Mos e hiqni kabllin nga rryma me duar të lagura dhe mos e tërhiqni kabllin fuqishëm.
10. Mos e fikni pajisjen duke e tërhequr kabllin nga rryma.
11. Pajisjen përdoreni vetëm sipas udhëzimeve të përshkruara.
12. Nevojitet mirëmbajtje periodike (shihni përshkrimin e manualit) e pajisjes.
MODELI: VT-1629/VT-1630