Descargar Imprimir esta página

Vaillant aroVAIR pro VA 2-015 CN Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento página 298

Ocultar thumbs Ver también para aroVAIR pro VA 2-015 CN:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 51
A
C
B
4.
Hiqni veshjen e jashtme nga ventilatori (A).
5.
Hiqni vidat (B) dhe nxirrni mbajtësin (C).
Udhëzim
Njësia e elektromotorit te ventilatori mund të
bjerë poshtë, ndaj mbajeni mirë gjatë këtij
procesi.
6.
Nxirreni njësinë e elektromotorit nga ventilatori.
7.
Instaloni ventilatorin e ri duke ndjekur rendin e kundër
të hapave.
8.
Montoni veshjen e jashtme të produktit. (→ Faqe 294)
9
Inspektimi dhe mirëmbajtja
9.1
Respektoni intervalet e inspektimit dhe
kontrollit
Respektoni intervalet e minimale të inspektimit dhe
kontrollit. Në varësi të rezultateve të inspektimit mund të
jetë i nevojshëm një kontroll më i hershëm.
9.2
Mirëmbani produktin
Njëherë në muaj
Kontrolloni nëse filtri i ajrit është i pastër.
Filtrat e ajrit përgatiten me fibra dhe mund të lahen
me ujë.
Çdo 6 muaj
Çmontoni veshjen e jashtme të produktit. (→ Faqe 294)
Kontrolloni nëse këmbyesi i nxehtësisë është i pastër.
Hiqni gjithë objektet e huaj nga sipërfaqja e lamelave
të këmbyesit të nxehtësisë, të cilët mund të pengojnë
qarkullimin e ajrit.
Hiqni pluhurin me spërkatësin me presion ajri.
Pastrojeni dhe fërkojeni me kujdes me ujë dhe thajeni me
një pajisje me presion ajri.
Sigurohuni që shkarkimi i ujit të kondensuar të mos
pengohet, pasi ai mund të ndikojë në shkarkimin e
rregullt të ujit.
Sigurohuni që në qarkun hidraulik të mos ketë më ajër.
298
Kushti: Ke ende ajër në qark.
Startojeni sistemin dhe lëreni të punojë për disa minuta.
Fikeni sistemin.
Lironi vidën e ajrimit në kthimin e rrjedhës së qarkut dhe
lëreni ajrin të dalë.
Përsëritini hapat sa më shpesh të jetë e mundur.
Gjatë fikjeve më të gjata
Boshatiseni impiantin dhe produktin, për ta mbrojtur
këmbyesin e nxehtësisë nga ngrica e mundshme.
9.3
Zbrazja e produktit
1.
Çmontoni veshjen e jashtme të produktit.
(→ Faqe 294)
1
2.
Nën vidën e boshatisjes, vendosni një enë të
përshtatshme dhe me madhësi të mjaftueshme.
3.
Lironi vidën (1) tek rrjedha e qarkut hidraulik, për të
boshatisur produktin.
4.
Për boshatisjen e plotë të produktit, fryjeni brendësinë
e këmbyesit të nxehtësisë me ajër me presion.
5.
Montoni veshjen e jashtme të produktit. (→ Faqe 294)
9.4
Pastrimi i filtrit të ajri
1.
Lirojini 2 vidat (A) te xokoli i njësisë.
C
A
2x1
2.
Rrotulloni mbajtësin e filtrit (B).
3.
Tërhiqeni filtrin e ajrit (C) nga vetja.
4.
Pastrojeni filtrin e ajrit duke e fryrë me ajër me presion
ose duke e pastruar me ujë.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 0020298212_03
B

Publicidad

loading