Përgatitja
• Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe
pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni
zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura;
• Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret pajisja
dhe hiqni të gjitha sendet që mund të goditen nga
pajisja;
• VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme.
- Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar
konkretisht për këtë qëllim;
- Rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të
jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;
- Hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e
hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni
naftë kur motori është në punë ose kur është i
nxehtë;
- Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni
motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes
dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të
jenë larguar avujt e naftës;
- Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të
kontejnerit;
• Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt;
• Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të
parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve
për të ruajtur drejtpeshimin.
Përdorimi
• Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku
mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit;
• Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë
artificiale;
• Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të
mundeni;
• Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta;
• Ecni, mos vraponi;
• Për pajisjet me rrota, kositni përgjatë ballinës së
pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë;
• Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat
e pjerrëta;
• Mos kositni në zona me pjerrësi të lartë;
• Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur
tërhiqni kositësen drejt vetes;
• Ndalojini tehet nëse kositja duhet anuar për transportim
kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e
transferoni prej apo në zonën e kositjes;
• Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse defektive
ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie, për
shembull përthyes apo/dhe kapës bari;
• Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin,
dhe as mos e kaloni motorin në mbishpejtësi;
• Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit
përpara se të ndizni motorin;
• Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg tehut(eve);
• Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin;
• Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara
marmitës;
• Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët
rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së
shkarkimit;
• Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen
e barin kur është në punë motori;
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni
marmitën;
- Përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi
kositëse;
- Pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni
kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini
kositësen në punë;
- Nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë
jonormale (kontrollojeni menjëherë);
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Kur e lini kositësen e barit pa punë;
- Përpara rimbushjes me karburant;
• Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit
dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni
karburantin me përfundimin e kositjes.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
• Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që pajisja të jetë në kushte
të sigurta pune;
• Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në
ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt
me zjarrin apo shkëndijat;
• Lëreni motorin të ftohet përpara se ta ruani në vende të
mbyllura;
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin,
zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e
mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo
grasoja e tepërt;
• Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum
apo dëmtim;
• Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara;
• Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise
të jashtme.
VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
VINI RE: Rimbusheni në zona me ajrim të
mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.
3. PËRSHKRIMI I PJESËVE
(Fig. A, B, C)
Duke përfshirë
A: Çelësin e kandelës
181