Descargar Imprimir esta página

Philips EP2336/40 Manual Del Usuario página 376

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 111
Shqip
374
3 Për të ndaluar nxjerrjen e kafesë para se makina të përfundojë, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes
Për të përgatitur 2 kafe njëherësh, prekni dy herë ikonën e pijes. Drita 2x ndizet.
Përgatitja e pijeve me bazë qumështi me LatteGo (ena e
qumështit)
LatteGo përbëhet nga një enë qumështi, një skelet dhe një kapak për ruajtje. Për të evituar rrjedhjet,
sigurohuni që skeleti dhe ena e qumështit të jenë montuar siç duhet përpara se të mbushni enën e
qumështit.
1 Për të montuar LatteGo, fillimisht vendosni fillimisht pjesën e sipërme të enës së qumështit poshtë grepit
të pjesës së sipërme të skeletit (Fig. 4). Më pas shtypni pjesën e poshtme të enës. Do të dëgjoni një
kërcitje kur të fiksohet në vend (Fig. 5).
Shënim: Sigurohuni që ena e qumështit dhe skeleti të jenë të pastra përpara se t'i bashkoni.
2 Anoni paksa LatteGo dhe vendoseni në grykën e ujit të nxehtë (Fig. 6). Më pas puthiteni derisa të
fiksohet në vend (Fig. 7).
3 Mbusheni LatteGo me qumësht deri në nivelin e treguar në enën e qumështit për pijen që po përgatisni
(Fig. 8). Mos e mbushni enën e qumështit përtej treguesit të nivelit maksimal.
Nëse keni personalizuar sasinë e qumështit, mund t'ju duhet të mbushni enën e qumështit me më
shumë ose më pak qumësht seç tregohet për këtë pije në LatteGo.
Përdorni gjithmonë qumësht që sapo është nxjerrë nga frigoriferi për rezultate optimale.
4 Vendosni një filxhan në vasketën e pikimit.
5 Prekni ikonën e pijes me bazë qumështi që preferoni.
-
Tashmë mund ta përshtatni pijen sipas preferencës suaj (shih 'Personalizimi i pijeve').
6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
-
Drita në ikonën e pijes pulson teksa pija po nxirret. Kur përgatisni kapuçino ose latte macchiato
(makiato me qumësht), aparati nxjerr fillimisht qumështin dhe pastaj kafenë.
-
Për të ndaluar nxjerrjen e qumështit para se makina të ketë nxjerrë sasinë e paracaktuar, shtypni
butonin e ndezjes/fikjes
7 Për të ndaluar nxjerrjen e të gjithë pijes (qumështi dhe kafeja) para se makina të ketë përfunduar, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes
Shkumëzimi i qumështit me shkumëzuesin klasik të qumështit
Përdorni gjithmonë qumësht që sapo është nxjerrë nga frigoriferi për shkumë të cilësisë më të mirë.
1 Anoni në të majtë dorezën e zezë prej silikoni në makineri dhe rrëshqiteni shkumëzuesin e qumështit në
të (Fig. 9).
2 Mbushni një kanë qumështi me përafërsisht (100 ml) qumësht për një kapuçino dhe përafërsisht 150 ml
qumësht për një makiato me qumësht.
3 Fusni shkumëzuesin e qumështit përafërsisht 1 cm në qumësht.
4 Prekni ikonën e avullit (Fig. 10).
-
Drita e ikonës së avullit ndizet dhe drita e ndezjes nis të pulsojë.
5 Rrotulloni çelësin e shkumëzuesit klasik të qumështit te ikona (Fig. 11) e shkumëzimit të qumështit, nëse
dëshironi që të shkumoni qumështin. Rrotulloni çelësin e shkumëzuesit klasik të qumështit te ikona (Fig.
12) e qumështit të pashkumëzuar, nëse dëshironi të ngrohni qumështin.
6 Sigurohuni që ikona e çelësit të shkumëzuesit klasik të qumështit është në vijë të drejtë me shigjetën e
zezë.
.
.
.
.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

3300 serie2300 serie