Descargar Imprimir esta página

LG GBP62PZNCC1 Manual Del Propietário página 416

Frigorífico y congelador

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 108
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose
sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë
duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të
dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë goditje elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar, gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh, apo
materiale që mund të ndizen. Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të ndezshme.
− Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtimin e pajisjes.
− Substancat e ndezshme: alkool (etanol, metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj), hollues,
zbardhues, benzen, lëng i djegshëm, abraziv, etj
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe detergjent të
butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje.
− Pjesët mund të deformohen për shkak të nxehtësisë.
Pastroni vazhdimisht sipërfaqet që mund të jenë në kontakt me ushqimin dhe sistemet e
aksesueshme të kullimit.
• Nëse pajisja është e pajisur me një llambë LED, mos e hiqni kapakun e llambës dhe llambën LED
në përpjekje për ta riparuar ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një qendër informacioni për klientin
të LG Electronics.
Hedhja e pajisjes suaj të vjetër
• Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga mbetjet
e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet
vendase.
• Hedhja e duhur e pajisjes tuaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave
të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
• Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes të pajisjes suaj të vjetër,
ju lutem kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose
dyqanin ku e keni blerë produktin.
SQ
16

Publicidad

loading