Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN60745-1:
Regjimi i punës: Fryrja (830 kPa)
Emetimi i dridhjeve (a
) : 3,8 m/s
h
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Siguria në zonën e punës
1.
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta
provokojnë aksidente.
2.
Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve
ose pluhurave të djegshme. Veglat elektrike krijojnë
shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
2
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
3.
Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë
ndërkohë që përdorni veglën elektrike.
Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të
kontrollit.
Siguria elektrike
1.
Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet
me prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë
mos e modifikoni spinën. Mos përdorni spina
përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara.
Spinat e pamodifikuara dhe që përshtaten me
prizën pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.
2.
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat
dhe frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje
elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut
3.
dhe kushteve me lagështi. Uji që hyn në veglën
elektrike shton rrezikun e goditjes elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos
4.
e përdorni kordonin për ta transportuar, për
ta tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza.
Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit,
pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse.
Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë
rrezikun e goditjes elektrike.
5.
Kur e përdorni veglën elektrike në ambient
të jashtëm, përdorni kordon zgjatues të
përshtatshëm për përdorim të jashtëm.
Përdorimi i kordonit të përshtatshëm për ambient
të jashtëm ul rrezikun e goditjes elektrike.
6.
Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të
lagësht është i pashmangshëm, përdorni një
burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD).
Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes
elektrike.
Veglat elektrike mund të prodhojnë fusha
7.
elektromagnetike (EMF) të cilat nuk janë
të dëmshme për përdoruesin. Megjithatë,
përdoruesit e stimuluesve kardiakë ose pajisjeve
të ngjashme mjekësore, duhet të kontaktojnë me
prodhuesin e pajisjes së tyre dhe/ose mjekun
përpara se ta përdorin këtë vegël elektrike.
Siguria personale
1.
Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni
dhe veproni me mend kur përdorni veglën
elektrike. Mos e përdorni veglën elektrike kur
jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogave,
alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi
ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të
rezultojë në lëndim të rëndë personal.
2.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
3.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur
përpara se ta lidhni me burimin e energjisë
dhe/ose paketën e baterisë, apo përpara se
të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e veglës
elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund të
sjellë aksidente.
145 ALBANIAN