Makita DFJ201 Manual De Instrucciones página 72

Ocultar thumbs Ver también para DFJ201:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 20
Siguria elektrike
1. Mos futni gozhdë, tel etj. në folenë USB të furnizimit
me energji. Përndryshe, qarku i lidhjes së shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
2. Mos e lidhni burimin e energjisë me folenë USB.
Përndryshe, ka rrezik zjarri. Foleja USB është
menduar vetëm për ngarkimin e pajisjes me tension
më të ulët. Vendoseni gjithmonë kapakun mbi folenë
USB kur nuk ngarkoni pajisjen me tension më të ulët.
Udhëzime të rëndësishme sigurie për
kutinë e baterisë
• Ringarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Ngarkuesit e përshtatshëm për një lloj të
caktuar pakete baterie mund të shkaktojnë rrezik zjarri
kur përdoren me një paketë tjetër baterie.
• Përdoreni xhaketën vetëm me paketat e baterisë me
synim të përcaktuar. Përdorimi i paketave të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
• Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1)
ngarkuesin e baterisë, (2) në bateri dhe (3) në
produktin që përdor baterinë.
• Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
• Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni menjëherë përdorimin. Kjo mund të rezultojë
në rrezik mbinxehjeje, djegieje të mundshme, madje
edhe shpërthim.
• Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse ju futen elektrolite në sy,
shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë
ndihmë mjekësore. Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
• Mos bëni qark të shkurtër në kutinë e baterisë:
1. Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
2. Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në kuti me
objekte të tjera metalike si gozhdë, monedha etj.
3. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose
shiut. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh rryme elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje avari.
• Mos e ruani xhaketën, mbajtësen e baterisë dhe kutinë
e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose
të tejkalojë 50°C (122°F).
• Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
• Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose godisni baterinë.
• Mos përdorni bateri të dëmtuar.
• Ndiqni rregulloret lokale në lidhje me hedhjen e
baterisë.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
• Mos e ringarkoni asnjëherë baterinë e ngarkuar
plotësisht. Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome
10°C-40°C (50°F-104°F).
• Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se
ta ngarkoni.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për
një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
72
• Për jetëgjatësi optimale, kutia e baterisë duhet të jetë
plotësisht e ngarkuar pas përdorimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
(Shikoni pjesën e fundit të manualit të përdorimit për të
gjitha ilustrimet.)
EMËRTIMI I PJESËVE (Fig. 1)
(1) Njësia e ventilatorit
(2) Kablloja elektrike
(3) Mbajtësja e baterisë
SPECIFIKIMET
Modeli
Materiali
Foleja USB e furnizimit
me energji
Koha e përdorimit
(orë)
(afërsisht)
1
Shpejtësia
2
e ajrit
3
Tensioni nominal (V)
Kutia e baterisë
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të
kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund
të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
• Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit
të baterisë dhe të kushteve të përdorimit.
MONTIMI
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë
nga mbajtësja e baterisë (Fig. 2)
KUJDES:
• Mbani fort mbajtësen e baterisë dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e mbajtëses së baterisë dhe e kutisë
së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të shkaktojë dëmtim të mbajtëses së baterisë dhe
të kutisë së baterisë, si edhe lëndim personal.
Për të vendosur kutinë e baterisë (4), bashkoni gjuhëzën
në kutinë e baterisë me kanalin në mbajtësen e baterisë
dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin
e kuq (5) në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është
bllokuar plotësisht. Montojeni gjithmonë kutinë e baterisë
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga mbajtësja e
baterisë duke ju lënduar ju ose personat pranë.
DFJ201
Poliester (100%)
DC 5 V; 2,1 A (1 fole)/
DC 5 V; 3,0 A (2 fole gjithsej)
Me bateri
Me bateri
BL1450
BL1850
20
29
15
21
8
12
14,4
18
BL1415, BL1415N, BL1430,
BL1440, BL1450, BL1815,
BL1815N, BL1820, BL1830,
BL1840, BL1850

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido