2. Kompleti me enën (e cila përfshin edhe matësin, kapakun, unazën mbyllëse 1, enën, unazën
mbyllëse 2, pjesën me prerës dhe mbajtësin e enës), është ngjitur me njësinë motorike
Ndani ato në mënyrë që të lani të gjitha pjesët e ndashme, përvec njësisë motorike. Shikoni kreun
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMIT.
3. Kur të pastroni dhe të thani tërësisht të gjitha pjesët, përsëri montoni tërë pajisjen.
1) Ktheni enën mbrapsht dhe vendoseni në sipërfaqe të rrafshët, duke e mbajtur dorezën e enës.
Vendosni unazën 2 dhe pjesën me prerës në fundin e enës dhe siguroni pjesën me prerës ashtu që
do ta rrotullini në anën e kundërt të akrepave të orës dhe përforconi mirë (shih foton 3)
2) Ktheni enën në pozicionin paraprak. Rregulloni unazën mbyllëse 1, në fundin e kapakut të enës
dhe mbylleni enën me të. Vendosni matësen brenda kapakut ashtu që do të targetoni zgjatimet të
cilat gjenden në fundin e matëses në shtretërit e vet në kapak pastaj ktheni matësen në drejtim të
akrepave të orës deri sa të mbyllet. (shih foton 4)
3) Në fund vendosni enën e montuar në njësinë motorike ashtu që do të rrafshoni indikatorët në
fundin e enës dhe në majën e njësisë motorike. (shih foton 5)
KUJDES: Ena dhe baza tani janë të siguruara. Mos provoni të sillni bazën e enës në njësinë
motorike.
Fig.3
Përdorimi
1. Qëroni pemët dhe perimet të cilat dëshironi ti përdorni, hiqni farat dhe preni në katrorë të
vegjël.
2. Vendosni tërë ushqimin që doni ta përzieni në enën e blenderit (shih foton 6). Kryesisht është
e domosdoshme që të hidhet një sasi e ujit të pastër për të lehtësuar punën e pajisjes. Raporti
i ushqimit në krahasim me ujin duhet të jetë 2:3. Sasia e masës nuk guxon të tejkalojë mbi
indikatorë për nivelin maksimal të lëngut në fund të enës.
3. KUJDES: Gjatë bluarjes së frutave të forta ose perimeve të forta, para bluarjes prene ushqimin në
copa të vogla. Përkujdesuni që rrotëza të jetë e vendosur në shpejtësinë më të madhe (shpejtësia 6)
para fillimit. Nëse shpejtësia është shumë e ulët, motori do të dëmtohet për shkak të momentit të
rrotullit (shpejtësia e madhe e rrotullimit). Kur shpejtësia e motorit është shumë e ngadalshme për
ushqimin të cilin provon ta bluajë, vendoseni në shpejtësinë më të madhe për të rritur shpejtësinë e
rrotullimit ose të shkyqni pajisjen për të parandaluar dëmtimin e motorit.
Fig.4
4