Shqip
242
Ora
Gjuha
Kyçja e butonave
2 Kur në ekran të shfaqet "Vibration ON" (Dridhjet aktive), shtypni OK për ta
konfirmuar. Treguesi i sinjalizimit për të qarat shfaqet në ekran.
Sinjalizimi për të qarat aktivizohet kur tingulli në dhomën e bebes është
mjaft i lartë për të aktivizuar nivelin e katërt të tingujve. Njësia e prindit
lëshon dridhje dhe në ekran shfaqet mesazhi "Cry alert" (Sinjalizimi për të
qarat) për 4 sekonda. Sinjalizimi për të qarat përsëritet çdo 8 sekonda
deri sa tingulli të jetë më i ulët ose ta çaktivizoni sinjalizimin për të qarat.
3 Për të çaktivizuar sinjalizimin për të qarat, zgjidhni "Cry alert" (Sinjalizimi
për të qarat) në meny. Kur në ekran të shfaqet "Vibration OFF" (Dridhjet
joaktive), shtypni OK për ta konfirmuar.
Cilësimi i parazgjedhur për orën është i fshehur. Mund të zgjidhni që ta
shfaqni orën dhe ta caktoni orën në menynë e njësisë së prindit.
1 Zgjidhni "Set clock" (Caktoni orën) në meny me butonat + dhe -. Shtypni
OK për ta konfirmuar.
2 Zgjidhni "Show Time" (Shfaqni orën) dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
3 Zgjidhni "Set the time" (Caktoni orën) dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
4 Caktoni orën dhe minutat dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
Ora alternohet me treguesit e tjerë në fushën e mesazheve të ekranit.
Mund të përdorni këtë opsion të menysë për të ndryshuar cilësimin e
gjuhës.
1 Zgjidhni "Set language" (Caktoni gjuhën) në meny me butonat + dhe -.
Shtypni OK për ta konfirmuar.
2 Përdorni butonat + dhe - për të zgjedhur gjuhën tuaj dhe shtypni OK për
ta konfirmuar.
Mund të aktivizoni kyçjen e butonave për të parandaluar shtypjen
aksidentale të butonave kur lëvizni me njësinë e prindit.
1 Për të aktivizuar kyçjen e butonave, shtypni OK.
2 Shtypni butonin + brenda 2 sekondave.
Shënim: Nëse nuk e shtypni butonin + brenda 2 sekondave, udhëzimet
do të qëndrojnë në ekran.
3 Pasi të keni shtypur butonin +, në ekran shfaqet mesazhi ¨Keys locked¨.
4 Për të çaktivizuar kyçjen e butonave, shtypni OK. Kur në ekran shfaqet
mesazhi i udhëzimeve, shtypni butonin + brenda 2 sekondave.
Shënime:
- Kur shtypni një buton të ndryshëm nga butoni OK kur kyçja e butonave
është aktive, ekrani aktivizohet dhe rreshti i dytë i ekranit ju tregon se si
ta çaktivizoni kyçjen e butonave.
- Kur shtypni butonin OK kur kyçja e butonave është aktive, rreshti i dytë i
ekranit ju tregon se cili është hapi i dytë i nevojshëm për shkyçjen e
butonave.