UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të kësaj pajisjeje duhet të përmbushen parakushtet themelore të sigurisë duke
përfshirë si në vazhdim:
1. Lexoni tërë udhëzimin.
2. Mos i prekni sipërfaqet e ngrohta. Përdorni dorezën ose butonat.
3. Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes.
4. Për të parandaluar rrezikun nga elektroshoku, mos e futni kabllin, prizën ose skarën në ujë
ose në cfarëdo lëngu tjetër.
5. Nëse kablli është i dëmtuar, atë duhet ta ndërrojë prodhuesi, serviseri i autorizuar ose
ndonjë person i ngjashëm i kualifikuar për të parandaluar cfarëdo rreziku.
6. Nevojitet mbikëqyrje e rreptë kur pajisjen e përdorinfëmijët ose nëse pajisja përdoret në
afërsinë e tyre.
7. Hiqeni pajisjen nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur dhe para përdorimit. Pritni që
pajisja të ftohet para bashkimit ose ndarjes së pjesëve si dhe para pastrimit të pajisjes.
8. Mos punoni me pajisjen nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse pajisja nuk punon ose
është dëmtuar në cfarëdo mënyre. Dërgone pajisjen te serviseri i autorizuar për kontroll dhe
riparim.
9. Përdorimi i pajisjes shtesë që nuk është rekomanduar nga ana e prodhuesit mund të
shkaktojë zjarr, goditje të rrymës ose rrezik nga lëndimi i personave.
10. Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur.
11. Mos e lini kabllin e rrymës që të varet nga skaji i tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër
ndonjë sipërfaqe të ngrohtë.
12. Mos e lini pajisjen në ose afër shporetit elektrik ose me plin, dhe as në furrë të ngrohtë.
13. Kini kujdes gjatë bartjes së pajisjes nëse përmban vaj të nxehtë ose çfarëdo lëngu tjetër të
nxehtë.
14. Gjatë shkyqjes, së pari shkyqni butonin e kontrollit pastaj hiqeni kabllin nga priza.
15. Mose e përdorni pajisjen për cfarëdo qëllimi tjetër përvec për atë që është e dedikuar.
16. Mos e përdorni pajisjen me anë të tajmerit të jashtëm ose ndonjë sistemi për menaxhim nga
largë. Mos përdorni shtojca të cilat nuk janë të rekomanduara nga ana e prodhuesit.
17. Mos e mbështillni ushqimin me foli të plastikës, qese polietileni ose foli metalike. Kjo
dëmton skarën dhe mund të shkaktojë rrezik nga zjarri. Mos e lini ushqimin që të ftohet në
pajisje. Largoni ushqimin deri sa është i ngrohtë.
18. Mos përdorni mjete të forta gjatë përdorimit të pajisjes, për të mos dëmtuar sipërfaqen
ngrohëse. Përdorni shpatulla ose kapëse të drurit ose të plastikës.
19. Këtë pajisje nuk duhet t'a përdorin fëmijët dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike,
shqisore ose mendore si dhe me mungesë të përvojës dhe njohurive, përvec nëse nuk iu është
siguruar mbikëqyrje ose iu janë dhënë udhëzime për përdorim nga ana e personave përgjegjës
për sigurinë e tyre.
20. Fëmijët duhetë të mbikëqyren që të mos luajnë me pajisjen.