Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes
së trupit.
Fëmijëve duhet t'u lejohet përdorimi pa mbikëqyrje i produktit vetëm atëherë
kur atyre u janë dhënë udhëzimet e duhura, të cilat bëjnë të mundur që fëmija
ta përdorë produktin në mënyrë të sigurt dhe që të ai të kuptojë rreziqet nga
përdorimi i gabuar.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Në lidhjet përçuese elektrike të armaturës mund të lidhet vetëm kutia e baterisë
CR-P2 respektivisht priza HG-Nr.30589310 e ofruar nga Hansgrohe.
Kabllo për lidhjen me rrjetin e rymës e këtij transformatori nuk mund të
zëvendësohet. Në një rast të tillë, transformatori nuk mund të përdoret më.
Transformatori, duke përfshirë kabllon lidhëse mund të montohet, respektivisht të
vendoset vetëm në ambiente të mbrojtura dhe pa lagështirë.
Transformatori nuk duhet të montohet në zonën mbrojtëse 0 ose 1.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse. (shih faqen 60 Fig. 5)
Pajisja duhet të instalohet në zonën mbrojtëse 2.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për punime servisimi në valvul. (min. 200
mm)
• Nëse lindin probleme me ngrohësin e ujit ose nëse dëshironi të keni më shumë
qarkullim uji, atëherë EcoSmart
ajrosësit, mund të çmontohet.
• Armatura nuk duhet të montohet në lavamanë me qoshe të larta. (shih faqen 60)
• Kur vihet në punë për herë të parë ose pas punëve të mirëmbajtjes, për shkak
të pasqyrimit të dritës ose reflektimeve mund të ndodhë që funksionaliteti
i armaturës të funksionojë me vonesë për shkak të çrregullimeve të rrezes
përfshirëse elektronike. Në këtë rast duhet bërë një justim i ri i elektronikës
përmes kalibrimit të vetvetishëm i cili zgjat rreh 10-15 minuta.
• Pas aktivizimit për herë të parë si dhe pas punëve mirëmbajtëse mund të ndodhë
që currili të mos ketë formën e dëshiruar. Pas rreth 15 aktivizimeve të armaturës
rregullohet pamja e currilit.
Instalimi elektrik
Elektricisti
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa 701
dhe standardin IEC 60364-7-701.
Lidhja me rrjetin elektrik
Ushqimi me tension: 230 V AC ± 10 % / 50 – 60 Hz
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës
(RCD/ FI) me një rrymë të përcaktuar diferenciale ≤ 30mA. Mbrojtja duhet të
kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e tij.
Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension.
Për këtë duhet që ushqimi me tension të shkëputet në mënyrë të sigurt përmes
çelësit kryesor ose duke hequr spinën.
Priza elektrike duhet që të jetë jashtë zonave mbrojtëse. (shih faqen 60 Fig. 5)
Justimi
Kjo armaturë elektronike ka një sfumim të sfondit me përshtatje të rrezes së veprimit,
dmth. sistemi i armaturës justimin e bën automatikisht duke iu përshtatur ambientit
(madhësia e lavamanit, drita e ambientit, reflektimet). Nuk është i nevojshëm justimi
i sensorit infra të kuq.
56
®
(kufizuesi i qarkullimit të ujit), i cili ndodhet pas
Shqip
Funksionimi me bateri
Kur është i nevojshëm ndërrimi i baterive, sinjalizohet përmes diodës përkatëse.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,5 V: Dioda ndizet dhe fiket në dritaren e sensorit kur
aktivizohet armatura. Rrjedhja e ujit është megjithatë e mundur edhe më tej.
Tensioni i baterisë ≤ ca. 5,3 V: Dioda qëndron e ndezur. Tani nuk ka mundësi të
rrjedhë më uji dhe duhet ndërruar bateria
Kujdes! Pas vendosjes së baterisë, armatura nuk duhet aktivizuar për afro 30 s. Kjo
kohë i nevojitet asaj për vetë rregullim.
Kur zëvëndësoni bateritë, ato duhet të jenë në pajtim me dispozitat për instalim EN
60335 të Aneksit 3, Neni 7.12
Funksionimi me prizë
Procedura e ndërrimit të prizës është e njejtë me procedurën e ndërrimit të baterisë.
Funksionimi normal
Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga pika e ndezjes dhe fikjes së armaturës
varen nga kushtet optike të ambientit (p.sh. nga forma dhe reflektimi i lavamanit
dhe ndriçimit të ambientit) si dhe nga forma, madhësia, shpejtësia dhe reflektimi i
objekti të sjellë në rrezen e reagimit. Rrezja e përfshirjes respektivisht distanca nga
pika e ndezjes dhe fikjes së armaturëse është në rrethana normale në zonën mes
160 deri 200 mm.
Objektet e errëta (p.sh. ngjyrë hiri-të zeza) dallohen me vështirësi për shkak të
reflektimit të tyre të dobët. Rrezja e përfshirjes, respektivisht distanca nga pika
e ndezjes dhe fikjes mund të jetë më e vogël se 160 mm. Objektet e me ngjyra
të hapura dhe ato reflektuese dallohen shumë mirë nga armatura për shkak të
reflektimit të tyre të lartë. Rrezja e përfshirjes, respektivisht distanca nga pika e
ndezjes dhe fikjes së armaturës mund të jetë më e madhe se 200 mm. Dritarja e
sensorit të armaturës nuk duhet të ballafaqohet me burime të forta të dritës. Pikat e
ujit apo uji i kondensuar në dritaren e sensorit të armaturës mund të shkaktojnë një
rrjedhje të paqëllimshme të ujit.
Rregullimi i rrezes së përfshirjes së sistemit elektronik
infra të kuq
Nëse armatura vendoset në lavamanë shumë të vegjël ose me reflektim shumë të
fortë, atëherë mund të lindë nevoja që manualisht të bëhet një reduktim i rrezes së
përfshirjes së sistemit elektronik infra të kuq. Mund të bëhen ndryshime vetëm mes
këtyre dy alternativave:
• „Përfshirja maksimale" (Përzgjedhja në fabrikë)
• „Përfshirja e reduktuar" (përfshirja maksimale e reduktuar për rreth 50 mm)
Se cila alternativë është e programuar në rastin tuaj mund ta dalloni në dritaren e
sensorit.
• Ndezje dhe fikje e shkurtër gjatë mbylljes së Armaturës = „përfshirje e
reduktuar"
• Nuk ka ndezje dhe fikje të diodës = „përfshirje maksimale
Për të ndërruar „përfshirjen maksimale" në atë të „reduktuar", respektivisht të
kundërtën duhen ndërmarrë këta hapa:
• Ndërpritet furnizimi me energji elektrike për rreth 10 sekonda (hiqet priza
që ndodhet mes armaturës dhe kutisë së baterisë dhe futet përsëri pas 10
sekondash)
• ndezja dhe fikja e diodës tregon se cili verzion i programit është duke u përdorur
(p.sh. 1 x ndezje dhe fikje = verzioni 1 i programit)
• nëse dioda qëndron e ndezur (->kalibrimi i sistemit elektronik infra të kuq),
atëherë mbulojeni komplet dritaren e sensorit me dorë ose me një letër të bardhë
• pas 20/40 sekondash hiqni dorën, respektivisht letrën
• dioda me ndezjet dhe fikjet e saj sinjalizon funksionin momental: 1 x = „përfshirje
maksimale", 2 x = „përfshirje e reduktuar"
• pas kësaj dioda mbetet e ndezur deri sa të përfundojë kalibrimi i rrezes së
sistemit elektronik infra të kuq
• fikja e diodës sinjalizon që armatura mund të përdoret përsëri