PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që njësia
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e njësisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë njësinë përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort njësinë dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e njësisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i njësisë dhe i kutisë së baterisë,
si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Kur instaloni ose hiqni kutinë e
baterisë, vendoseni njësinë në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të qëndrueshme. Përndryshe, kutia e
baterisë mund të bjerë aksidentalisht dhe të shkaktojë
lëndim.
1.
Tërhiqni levën dhe hapni kapakun e kasës së
baterisë.
2.
Shtyni butonin e bllokimit dhe më pas bllokoni
kapakun me butonin e bllokimit.
► Fig.2: 1. Butoni i bllokimit 2. Leva
KUJDES:
Sigurohuni që kapaku të jetë
bllokuar në mënyrë të sigurt me butonin e
bllokimit. Përndryshe, kapaku mund të mbyllet
aksidentalisht dhe të shkaktojë lëndim.
3.
Instaloni kutitë e baterisë.
4.
Ngrini kapakun për të liruar butonin e bllokimit dhe
më pas mbylleni kapakun dhe bllokojeni kapakun me
levë.
KUJDES:
Sigurohuni që kapaku të mbyllet
në mënyrë të sigurt dhe të bllokohet. Përndryshe,
brenda kasës së baterisë mund të futet ujë ose shi
dhe të shkaktojë goditje elektrike ose keqfunksionim.
VINI RE:
Kur e përdorni këtë njësi me vegël ose
makineri me bateri 36 V (18 V x 2), instaloni të
paktën një bateri në portën e baterisë 1 ose 2 dhe
të paktën një bateri në portën e baterisë 3 ose 4.
SHËNIM: Kjo njësi i ndërron automatikisht bateritë
që do të përdoren mes baterive të instaluara. Njësia
përzgjedh baterinë e duhur sa herë që ndizet vegla
ose makineria.
SHËNIM: Kur e përdorni këtë njësi me vegël ose
makineri me bateri 18 V, instaloni të paktën një kuti
baterie në një nga portat e baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
► Fig.3: 1. Porta e baterisë 2. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga njësia
ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga njësia
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
191 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
keqfunksionuar.
Kapaciteti i
mbetur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë